Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Protestat: jo çështje modestie por risie!

Pse ndizen e fiken shpejt shpejt?

by te Sheshi
19/03/2022
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Protestat: jo çështje modestie por risie!

Në një prej daljeve të “n”-ta televizive, sarandioti Adriatik Lapaj do i atribuonte vetes modesti në kontributin që po jepte për shoqërinë me protagonizimin e tij në protesta. E pohoi këtë te Zonë e Lirë e të premtes, në një përpjekje për t’i thënë opinionit se ai nuk synonte ndonjë post politik.

Dhe nuk ka pse dyshohet që mos jetë kështu. Por dhe në mos qoftë kështu, nuk do kish asgjë të keqe, përkundrazi. Madje duhet thënë se pikërisht kjo e bën të diskutueshme modestinë e pretenduar, fakti që nuk ka synime për më tej. Sepse, protagonizmi i ethshëm i Lapajt, lexohet në fakt dhe duhet lexuar, si një aftësi e spikatur jo për protesta por për oferta. Është pikërisht kjo mospërputhje që protestat e tij apo tyre janë të fikshme, pa një konstante imponuese të frikshme për pushtetin. Pse? Sepse aty mungon në fund alternativa. Pra, diçka e krahasueshme me sëmundjen e opozitës politike. Më shumë se për denoncim, njerëzit kanë nevojë për alternativë. Dhe që të afirmohesh sot në publik si forcë tërheqëse e një alternative, nuk është kaq e lehtë. Sidomos kur ke përballë Ramën, i cili, para se të ishte personazh politik ishte një fenomen kulturor dhe publicistik, që me llojin e antikonformizmit dhe kriticizmit, krejt unik dhe të pangjashëm, ishte për shumë vite, që nga 1990 e deri në 2000-in, në majat e tërheqjes së vëmendjes publike. Ndaj, ata që sot janë protagonistë të protestave anti-Rama, ose nuk e dinë, ngase janë moshë e re, ose nuk duan ta njohin apo të kuptojnë se nga buron te kryeministri i sotëm gjithë ai pushtet politik, ende dhe publik, ku verbi i fortë është një prej atributeve të lindura. Të tjerat janë të përfituara nga një përvojë e gjatë, e cila e çon të jetë dhe opozitari më i mirë duke qenë njëherësh një kryeministër jo i mirë.

Tjetër aspekt i diskutueshëm është gjuha populiste e protestave, plot mite zemërimi, që në fakt datojnë që në fillimet e qeverisjes demokratike. Korrupsioni si frazë stereoptipe lindi që me qeverisjen e parë të PD-së. Në fushatën e zgjedhjeve të 96-ës, përkrahës të PD-së tregonin një barcoletë me një plakë, e cila pasi ishte mbushur me plot të mira në pak vite prej partisë së tyre, personalisht Berishës, ankohej se kishte shumë korrupsion. Barcoleta tregohej me ndjenjë sfiduese ndaj ligjërimit opozitar të kohës, pasuar me gajasje trimfuese ndaj çdo mendje që e kish mendjen te korrupsioni. Pra është konstante e post-komunizmit dhe jo e lindur sot. Për më tepër, kjo gjuhë populiste është tejet e varfër, tejet skematike, thjesht zëngjirur dhe kaq. Asgjë më tepër.

Dhe le të bëjmë një krahasim tjetër me të shkuarën. Me emrin Erion Veliaj. Kreu i lëvizjes Mjaft që sot qeverisë Tiranën dhe me shumë gjasë, nëse vijon ky trend politik në PS do qeverisë dhe Shqipërinë, kishte të njëjtin protagonizëm kur u shfaq, pa pretenduar fare për modesti. Shfaqej ekran më ekran dhe, sa prej kontekstit kohor kur u shfaq e sa prej aftësive personale, arriti të jetë impaktiv dhe imponues. Berisha e donte shumë ato kohë, pasi shikonte te ai, Veliaj, ose Mjafti, një investim të madh opozitarizmi anti-Nano, siç dhe në fakt ishte. Pse? Sepse Veliaj u “fut në skenë” me shumë risi, duke nisur që nga logoja e të tjera detaje të komunikimit publik. Risi qe mënyra e të protestuarit, me performanca teatrale, si dhe verbi i fortë. Veliaj ta shpif në shumëçka, por ka një verb politik shkatërrues. Ngjashëm si Rama. Dhe oratoria, gjersa është dhe shkollë më vete, nuk është diçka për t’u injoruar. Ajo vërtet është diçka, vetëm një aftësi në politikë, por në momente të caktuara është dhe gjithçka. Opozita politike vuan dhe këtë mangësi komunikative ndër të tjera. Të ajo, zorr se gjen dikë me verb tërheqës. Kishte dy figura deri diku, Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin, asnjëri prej tyre sot në lidership. Ndaj, duket sikur është mallkuar edhe në këtë pikë.

Duke iu kthyer protestave, çështja është se aty mund të ketë edhe modesti, por nuk ka risi!

Edhe njëherë duke iu referuar një të kaluare politike, por që protagonistët e sotëm zëngjirur para Kryeministrisë nuk e njohin për shkak të moshës. Fjalimet e llojit të tyre me kryefjalë “bukën e gojës” të një “populli që s’ka ç’të hajë”, Jozefina Topalli i kishte të zakonshme si opozitare në kohën kur “leku ishte sheshit”, paçka se dhe atëherë korrupsioni bënte kërdinë, si fjalë apo si fenomen. Koha e Nanos pra. Por nuk ishin fjalimet e saj me lista buke në parlament që e sollën PD-në në pushtet; ishte oferta, sidomos ajo e quajtur KOP.

Vlejnë këto për protagonistët modestë të protestave anti-Rama, që edhe pse nuk janë partiakë, nuk do thotë që s’janë politikë.

Vlen që ta kuptojnë se pse nuk bëjnë dot histori me protestat e tyre, së paku deri tani, edhe pse kanë ndihmëtarë rrjetet sociale, diçka që pararendësit e tyre nuk i kishin. Madje edhe pse kanë vërtet zhgënjimin dhe ardhjen “në majë të hundës” të një pjese të mirë të popullsisë. /tesheshi.com/          

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Pamjet tronditëse: ushtarët jetëhumbur rusë, kapicë

Pamjet tronditëse: ushtarët jetëhumbur rusë, kapicë

Virale: si Putinit i lihet dora ngrehur

Virale: si Putinit i lihet dora ngrehur

Zelensky në 2 të natës, mesazh popullit rus aty ku i dhemb

Zelensky në 2 të natës, mesazh popullit rus aty ku i dhemb

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni