Protestuesit në Baltimore rrëzuan një tjetër statujë të Kristofor Kolombit gjatë natës dhe e hodhën atë në Oqeanin Atlantik.
Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë se si ajo rrëzohet me litarë dhe më pas, një pjesëe saj hidhet në ujë.
Statuja është ngritur në vitin 1984 dhe ishte në pronësi të qytetit.
Kjo që po ndodh me statujat, pason vdekjen e afro-amerikanit George Floyd gjatë një arrestimi policor. Ç’prej atëherë, një valë e pazakontë protestash anti-raciste kanë pushtuar shumë qytete amerikane. Rrëzimi i statujave të figurave historike që i përkasin së kalurës, por që janë implikuar në çështje skllavërie, është në qendër të tyre.
Ajo e Kristofor Kolombit kryeson mes shumë të tjerave.
Për protestuesit, ai është përgjegjës për gjenocidin dhe shfrytëzimin e indianëve vendas në Amerikën e Veriut dhe Jugut.
Statujat e Kolombit deri më tani janë shkatërruar ose vandalizuar në disa qytete amerikane, përfshirë Miami, Boston, Richmond, Virginia dhe Saint Paul, Minnesota. /tesheshi.com/