Protestuesit në Rrugën e Kombit arritën të pushtojnë sportelet e pagesës, t’i shkatërrojnë dhe t’u vënë zjarrin atyre, duke bërë kështu që të shkatërrohet pothuajse tërësisht kompleksi i ngritur nga konçensionari i mirëmbajtjes së rrugës, që për ironi të fatit është dhe nga e njëjta zonë, Kastrati.
Për të evituar përplasjet me njerëzit dhe ndonjë lëndim të tyre, policia ka bërë një tërheqje taktike duke i lënë turmat që të shfryjnë dufin pikërisht tek kompleksi. /tesheshi.com/