Protesta e opozitës para parlamentit, e mbledhur “jashtë kalendarit” sapo u njoftua për seancë plenare, ka degjeneruar dhe në sulm fizik ndaj eksponentëve të mazhorancës.
Më saktë ka qenë ministri Klosi i cili është përballur me militantë në protestë, teksa ka qenë duke hyrë në sallën e parlamentit nga ana anësore, aty ku janë rrënojat e kalasë së vjetër.
Gjithsesi, forcat e rendit kanë mundur të shmangin një situatë ushtrimi dhune, siç është tentuar, ku e njëjta tendencë është shfaqur dhe ndaj deputetit tjetër, Paulin Stëkaj.
Protesta u përqëndruar para parlamentit, ku kreu Basha zgjodhi madje dhe t’u drejtohet unformave blu, duke iu thënë: “Vëllezër dhe motra me uniformë ju duhet të arrestoni hajdutët dhe t’i nxirrini me pranga nga Kuvendi. Asnjë fasadë nuk pi më ujë”. /tesheshi.com/