Vjen mesazhi i parë i ndërkombëtarëve për protestën e paralajmëruar të 16 shkurtit nga ana e opozitës në Tiranë.
Është ministri gjerman i shtetit, Michael Roth, i cili edhe pse e vlerëson protestën si një aksion politik normal në demokraci, shton se nuk duhet të jetë rruga por parlamenti, vendi ku duhet konsumuar debati e zgjidhur çështjet.
“Sigurisht që dëshiroj që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore dhe të mos kthehen në dhunë. Demonstratat paqësore janë legjitime dhe liria e tubimit është një shtyllë e rëndësishme e kulturës së politikës demokratike.
Si student edhe unë kam marrë pjesë në demonstrata. Por vendi qendror i debatit politik midis qeverisë dhe opozitës është parlamenti shqiptar dhe jo rruga.
Kjo është arsyeja pse i bëj thirrje opozitës: Shqipëria ende ka detyra të mëdha përpara, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të të gjitha forcave politike”, u shpreh Rroth gjatë një interviste me DË.
Kujtojmë se dy vite më parë, në zhvillimet e çadrës së opozitës, Gjermania ishte ndër ato vende që solli emisarë në Tiranë, për të rivendosur normalitetin politik. /tesheshi.com/