Prokurorët amerikanë kanë paditur me akuzën e vrasjes 21-vjeçarin Patrick Crusius, i cili u morri jetën 22 personave, ngjarje e ndodhur në Teksas dy ditë më parë. Ata kërkojnë që ai të dënohet më vdekje.
Sulmi u krye në një pjesë të qytetit me një popullsi shumicë hispanike.
Prokurori i Përgjithshëm John Bash tha se ai do të kërkojë dënimin me vdekje për Patrick Crusius nëse shpallet fajtor dhe se autoritetet federale po e trajtojnë masakrën si një rast të terrorizmit në familje.
“Ne do të bëjmë atë që u bëjmë terroristëve në këtë vend, do të sigurojmë një drejtësi të shpejtë dhe të sigurt”, u tha Bash gazetarëve në një konferencë shtypi. /tesheshi.com/