Prokurorët britanikë kanë akuzuar dy rusë si autorët e helmimit të babë e bijë, Sergei dhe Julia Skripal, ku i pari ka qenë një agjent i dyfishtë. Ngjarja ndodhi muaj më parë në qytetin anglez të Salisbury-t, duke shkaktuar dhe një krizë diplomatike Londër – Moskë, madje dhe Perëndim – Moskë, ndonëse Kremlini i mohoi fuqishëm përfshirjen në helmim.
Por prokurorët thanë se kishin prova të mjaftueshme për të akuzuar dy shtetas rusë për komplot vrasjeje, madje duke publikuar dhe fotot e tyre e nxjerrë një urdhërarrest europian.
Bëhet fjalë për Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov.
“Ne nuk do të kërkojmë Rusisë të ekstradojë ata, sepse kushtetuta ruse nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj”, ka thënë Sue Hemming nga zyra e prokurorit britanik.
Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u gjendën pa ndjenja në një stol publik në Salisbury më 4 mars
Britania menjëherë akuzoi Rusinë për helmim dhe e identifikoi helmin si një “noviçok” – një agjent vdekjeprurëse i zhvilluar në vitet ’70 nga ushtria sovjetike.
Neil Basu, kreu i departamentit të anti-terrorizmit të Britanisë, tha se dy të dyshuarit, të moshës rreth 40 vjeç, udhëtuan nën emra të rremë, por ata kanë pasaportën origjinale ruse.
Ai deklaroi se këta njerëz arritën në Britaninë e Madhe më 2 mars dhe u larguan nga vendi dy ditë më vonë, më 4 mars.
“Analizat u zhvilluan në dhomën ku të dyshuarit qëndruan larg”, tha Bas. /tesheshi.com/