Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFL: Njihuni me Gjergj Dedajn, zv.ministrin “legjendar” të skandaleve që kërcënoi Thaçin

by te Sheshi
10/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PROFL: Njihuni me Gjergj Dedajn, zv.ministrin “legjendar” të skandaleve që kërcënoi Thaçin

Nga Blendi Gashi

Ditëve të fundit në Kosovë, një prej top-temave është edhe numri i madh i zv.ministrave që po emërohen nga qeveria “Haradinaj”, për çka po kritikohet kjo e fundit nga opozita dhe analistët se po e tejkalon për të keq edhe qeverinë “Mustafa”.

Megjithatë kjo nuk është e tëra. Nga të gjitha emërimet që janë bërë deri më tani, vëmendjen më të madhe e ka marrë emërimi i ish-kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj në pozitën e zv.ministrit të Punëve të Jashtme, i cili tashmë me të drejt mundë të quhet zv.ministri “legjendar”.

Arsyeja është se Dedaj njihet si një nga njerëzit që ka zënë postin e zv. ministrit në çdo qeveri e cila ka ardhur në pushtet, pasi në vitet e kaluara ka mbajtur edhe pozitën e zv.minsitrit në Ministrinë e Punës (2008), zv.ministër i Transportit (2010 – por që u shkarkua menjëherë nga ish-kryeministri Thaçi pasi dyshohej për keqpërdorime), zv.ministër i Kulturës (2013), zv.ministër i Administimit dhe Pushtetit Lokal (2015) dhe zv.ministër i Jashtëm (2017).

Skandalet për të cilat u akuza Deda…

Megjithatë, emërimi i Dedajt nga Haradinajt, qoftë me urdhër nga Veseli si partner i koalicionit, shtron jo pak pikëpyetje duke ditur se ish-kreu i liberalëve në qeveritë e kaluara është akuzuar për jo pak skandale.

Gjatë vitit 2010, ai ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit në Ministrinë e Transportit, nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, nën dyshimin se ka keqpërdorur paratë e Ministrisë së Punës, në kohën sa në këtë dikaster mbante pozitën e zv. ministrit.

Dedaj dyshohej se brenda një periudhe prej 11 muajve, kishte shfrytëzuar 33 mijë euro nga kredit-kartelat e qeverisë dhe mbi 8 mijë euro të tjera për avance pa mbulesë.

“Këtë vendim kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që z. Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ky veprim i kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit”, thuhej në kumtesën e lëshuar nga qeveria.

Lidhur me akuzat për mashtrin, Dedaj kishte deklaruar se për të gjitha avancet i ka dhënë shpjegimet dhe dokumentacionet.

“Pas përfundimit, e shohim nëse mbetet diçka mangut, shkoj i plotësoj. Asnjë ministër në Kosovë nuk e ka asnjë avancë të mbyllur”, ishte arsyetuar Dedaj.

Por kjo nuk ishte akuza e vetme ndaj tij. Në kohën sa Dedaj ishte zv. ministër i Pushtetit Lokal u akuzua nën dyshimin se ka mashtruar një mërgimtar.

Insajderi kishte publikuar një hulumtim vitin e kaluar lidhur me mashtrimin që i kishte bërë Dedaj një bashkatdhetari në Berlin duke i kërkaur një borxh prej 400 eurove të cilin nuk i’a kishte kthyer.

Kërcënimi që bëri ndaj Thaçit më 2010-tën …

Duke parë skandalet e lartcekura dhe emërimin e vazhdueshëm të Dedajt në pozitën e zv.ministrit edhe pse partia e tij nuk ka peshë në skenën politike, pashmangshëm shtrohet pyetja se si është e mundur që ky politikan shëtitë në çdo qeveri?

A mos vallë kjo klasë politike e ka “bishtin e zënë” nga Dedaj? Në asnjë moment nuk duhet harruar përplasjen e madhe që kishte me Thaçin në vitin 2010 kur e shkarkoj nga pozita e zv.ministrit të Trasportit për keqpërdorime për çka më pas Dedaj e kërcënoi atë kohë kreun e PDK-së se do flas për të kaluarën dhe nuk do të heshtë më.

Në vitin 2010, në emisionin “Rubikon” të KTV-së pasi u shkarkua Dedaj kërcënoi hapur Thaçin se do ketë telashe me të,

“Kur ky njeri dëshiron të ma marrë fytyrën mua dhe t’i lajë duart me gjakun tim, atëherë do të ketë shumë telashe me mua, personalisht Hashim Thaçi. Prej këtij momenti jam kundërshtar politik i Hashim Thaçit. Jo i PDK-së, jo i qeverisë së Kosovës, jo i partive politike, por vetëm kundërshtar i Hashim Thaçit. Unë do të kem përballje vetëm me Hashim Thaçin, të cilin e ftoj që brenda javës së ardhshme ose të më kërkojë falje publike ose të më presë në takim sy me sy. Përndryshe, do ta flas atë që e kam heshtur që 11 vjet”, kërcënoi atë kohë Dedaj.

I pyetur pse ka heshtur, Dedaj deklaroi se heshtja e tij ka ardhur për hir të interesave nacionale.

“Kam heshtë për shkak të Kosovës, me ja shpëtue fytyrën vendit, UÇK-së dhe Hashim Thaçit. Kur ky njeri dëshiron me ma marr fytyrën mua, e me i la duart me gjak timin, atëherë ka me pas telashe me mua personalisht Hashim Thaçi”, ka thënë Dedaj.

Ai tha se e ka ruajtur deri tani Hashim Thaçin duke qëndruar i urtë dhe i heshtur.

“Tani e kam parë se ai heshtjen time dhe dinjitetin tim, respektin tim, e ka keqpërdorë dhe donë me e njollos. Ka me u bind Hashim Thaçi dhe ai duhet me shënua datën 15 korrik 2010 sepse kjo datë është fillimi i fundit të tij. Ka me u bind kryeministri se në mesin e shumë gabimeve që ka bërë, sot e ka bërë gabimin më të madh të tij në jetë”, ka thënë ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Samiti i APEC: Trump pas lavdërimeve, lumë akuzash ndaj Kinës për grabitje tregtare

Samiti i APEC: Trump pas lavdërimeve, lumë akuzash ndaj Kinës për grabitje tregtare

Turqia pret ekstradimin e gylenistit Aydogmus, autoriteteve shqiptare u “humbën nga sytë”

Turqia pret ekstradimin e gylenistit Aydogmus, autoriteteve shqiptare u “humbën nga sytë”

Ushqimet mbretërore, çfarë nuk hahet në një prej familjeve më të famshme në planet

Ushqimet mbretërore, çfarë nuk hahet në një prej familjeve më të famshme në planet

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni