Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PROFIL/Oerd Bylykbashi, kalorësi i betejave juridike të Berishës që “la pa punë” Ilir Rusmailin

by te Sheshi
18/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
PROFIL/Oerd Bylykbashi, kalorësi i betejave juridike të Berishës që “la pa punë” Ilir Rusmailin

Atë do e gjesh pothuajse në çdo betejë juridike që bën PD-ja. U shfaq me gjithë talentin e tij pas zgjedhjeve të 2009-ës, duke mbrojtur të drejtat ligjore të partisë së tij për të mos hapur kutitë; dhe dy vite më pas duke i qëndruar krah Ristanit të KQZ-së për t’i hapur ca kuti, të ia ndryshuan vendin e fituesit dhe humbësit të Tiranës, pikërisht Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Ky është Oerd Bylykbashi. Tashmë, ai i prin Vettingut.

Dhe, mu aty ku duket se opozita bie juridikisht në tuç, shfaqet Oerdi që gjarpëron mjeshtërisht me sofizma ligjorë për të mos u dorëzuar.

Po si u bë nr.1 i betejave juridiko-politike ai, që, në kohë zuri dalëndagalë vendin e Ilir Rusmajlit, i shpallur dikur nga Rama si juristi, deri dhe konstitucionalisti më i talentuar në politikën shqiptare; dhe për më tepër si mori hov karriera e këshilltarit të Berishës pas “shkelmimit” jashtë partisë të juristit “të pakompromis” Ilir Rusmaili…

Ishte viti 2012, vetëm pak muaj para se Sali Berisha të humbte pushtetin dhe të dilte në opozitë për herë të dytë, kur një nga deputetët më të rëndësishëm të tij, kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili, i doli kundër publikisht. Ishte një moment delikat kur Rusmaili, i cili kishte mbajtur edhe detyrën e Ministrit të Drejtësisë, ka ndjerë dilemën e madhe të njeriut në jetë; mes asaj që beson dhe di si të vërtetë dhe urdhërit politik nga ana tjetër. Ai zgjodhi t’i qëndronte besnik “urdhërit të ligjit” duke mos pranuar një ligj të prokurorisë për përgjimet edhe pse ligji mbrohej nga shefi i tij, Kryeministri Berisha. Me argumentin juridik se ligji rrezikonte përgjigmin e qytetarëve të thjeshtë duke cënuar të drejtat kushtetuese, Rusmaili e rrëzoi atë në komisionin e ligjeve. Por, me këtë vendim që i shkonte për shtat një juristi, ai  firmosi dëbimin e tij nga Partia Demokratike dhe në një farë mënyre fundin e karrierës politike… por nga ana tjetër i hapi rrugë  yesman-ëve të kryetarit.

Në kërkim të një juristi që të përfaqësonte partinë në sfidat parlamentare me reformat zgjedhore, e të tjera të kësaj natyre, Berisha kishte asin nën mëngë; këshilltarin e tij Oerd Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi që prej vitit 2007 i kishte shërbyer PD-së dhe Berishës si ekspert në çështje ligjore, por jo vetëm kaq.  Berisha e kishte njeriun e besuar dhe për çështje më delikate  duke e caktuar drejtor departamenti të kontrollit të brendshëm dhe antikorrupsionit në kryeministri.

Bylykbashi e nisi karrierën si ekspert zgjedhjesh i OSBE/ODHIR dhe këshilltar ligjor i Kabinetit të Kryeministrit. Mëtej, në rolin e të besuarit të Berishës, ai u caktua negociator dhe bashkëhartues i amendamenteve të Kushtetutës në marrëveshjen e famshme mes tij dhe Edi Ramës në vitin 2008. Po ashtu ishte në rolin e njeriut të Berishës  edhe në negociatat e famshme të vitit 2008për reformën zgjedhore, ku Rusmaili ishte zv/kryetar i Komisionit Bipartizan Parlamentar.  Bylykbashi nuk ishte atë kohë një njeri publik, ishte akoma në hije, edhe për faktin se nuk ishte pjesë e vendimarrjes, por vazhdoi të ruajë pozitën e tij pranë Berishës duke marrë në mandatin e tij të dytë rolin e përfaqësuesit ligjor të PD-së në KQZ, dhe detyrën drejtor i Kabinetit të Kryeministrit.

Kësisoj, ai kishte krijuar një profil në hije, ishte aty gati për të qenë juristi i radhës i PD-sënë Parlament, pikërisht në kohën kur Berisha me një të rënë të lapsit largoi pothuajse gjithë deputetët-juristë të mëparshëm, ku përveç Rusmailit u ndëshkuan dhe Viktor Dumi e të tjerë që i dolën kundër “ligjit të famshëm të përgjimeve”.

Bylykbashit iu besua nga PD-ja nisma e saj më e rëndësishme në Kuvend si opozitë, komisioni parlamentar për Dekriminalizimin që do të hapte debatin e madh për deputetët me të shkuar kriminale, debat që çoi në largimin e të paktën dy deputetëve të mazhorancës nga parlamenti.

Ai është nënkryetar i Komisionit të Ligjeve dhe “ministri i drejtësisë” në hije i PD-së. Për aq kohë sa ligjet e situatat juridike do t’i interpretojë sipas nevojës politike të partisë, Bylykbashi e ka të hapur rrugën e karrierës politike. Në fund të fundit ai e di se “gabimet” e paardhësve të tij janë paguar shtrenjtë politikisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Ideja e pazakontë e një kompanie autriake: do të prodhojë atlete për kuaj (video)

Ideja e pazakontë e një kompanie autriake: do të prodhojë atlete për kuaj (video)

Firma private lë pa drita 40 mijë banorë në Tiranë, OSHEE i bën kallezim penal

Firma private lë pa drita 40 mijë banorë në Tiranë, OSHEE i bën kallezim penal

Trump: “Po mendoj të marr Silverster Stallonen në administratën time”

Trump: "Po mendoj të marr Silverster Stallonen në administratën time"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni