Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ideja e pazakontë e një kompanie autriake: do të prodhojë atlete për kuaj (video)

Prej mijëra vitesh, patkonjtë janë përdorur si “këpucët” e kuajve, por një kompani austriake kërkon t’i rinovojë këto objekte tradicionale duke krijuar “atlete” për kuaj.

Themeluesit i kompanisë Megasur, Charly Forstner, ka punuar më herët si inspektor i shëndetit të kafshëve dhe nga eksperienca e tij ka zbuluar se 50 për qind e kuajve që vriteshin vuanin nga probleme te këmbët.

“Altetet” për kuaj i ngjajnë më shumë shapkave dhe lidhen shumë kollaj te këmbët e kuajve.

Problemi i patkonjve tradicionalë është se nuk e zbusin prekjen në tokë dhe krijojnë nxehtësi në brendësi të thembrës së kuajve, pa llogaritur këtu dëmet e shumta nga gozhdat që përdoren për t’i vënë patkonjtë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts