Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Profile: Kurti apo Haradinaj, kush e meriton të jetë kryeministër i Kosovës?

by te Sheshi
12/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Profile: Kurti apo Haradinaj, kush e meriton të jetë kryeministër i Kosovës?

Një rrethanë e caktuar elektorale ka vënë përballë këto ditë dy emra, si kandidatë për të qenë kryeministër i Kosovës në qeverinë e pas zgjedhjeve të 11 qershorit: Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

I pari vjen si fitues në emër të partisë, pasi Vetëvendosja e tij doli e para në vota si forcë politike; i dyti në emër të PAN-it një koalicion parazgjedhor, që edhe pse doli i pari me rezultat, nuk mundi të jetë aq komod në bazë të shifrave, sa të formojë lehtësisht qeverinë. Në një tjetër kontekst, kjo është një humbje për të.

Nga pikëpamja e legjitimimit politik, Albin Kurti e meriton shumë më tepër se Haradinaj, që të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Por në raport me profilin e tyre, kush do ishte më meritori?

Nëse i referohemi protagonizmit patriotik të secilit, Albin Kurti është një emër më i hershëm se Ramush Haradinaj. Aksioni i tij politik, edhe pse pa armë në brez, por gjithsesi i ashpër në terma reagues, nis që në kohërat studentore, gjatë viteve ’80, duke patur një histori të pasur ndëshkimesh, sidomos me burg, nga ana e regjimit, një konstante pasojash si askush tjetër që ka vijuar për vite me radhë deri në ditët e sotme. Edhe Albin Kurti mund të përbëjë ndër ato raste unike në historinë politike, ku burgu e ka ndjekur në të gjitha regjimet politike që ka kaluar. Pra, ndryshe nga Haradinaj, emri i të cilit lidhet vetëm me UÇK-në, Kurti ka një diapazion më të gjerë të aktivitetit politik. Po ashtu, ish-kreun e VV-së e shoqëron dhe një koherencë politike në qëndrime, ndryshe nga kreu i AAK-së, i cili në rrethana të caktuara ka ndryshuar kurs, duke kompromentuar parimet politike.

Tjetër diferencë mes tyre është në planin e formimit intelektual. Ndryshe nga Ramushi që identifikohet me pushkë dhe muskuj, ku profoli i tij është ai i trimit të çartur, tek Albini është pena ajo që e dallon, po aq vyer sa dhe pushka në shumë raste. Nëse tek Haradinaj vështirë të hasësh produkte intelektuale, sidozot aq të nevojshme në përballjet e botëkuptimeve kombëtare, Kurti vetë është një akademi në këtë pikëpamje. Trajtesat e tij publicistike, të ngjashme në bartjen e frymës dhe informacionit me ato të të ndjerit Arbër Xhaferi, janë një pasuri për Kosovën.

Pra dhe në këtë pikë, mes të dyve ka diferenca që duhen marrë parasysh në vlerën reale të secilit.

Dhe të vijmë tani tek aftësia drejtuese. Deri më tani, Albin Kurti nuk ka patur ndonjë grimcë pushtet, aq sa për të dhënë një provë sado të vogël që është i denjë për të. Madje duke qenë anarkik në stilin politik, është përballë sprovës së madhe se ç’do bëjë në kushte pushteti, përballë atyre që nuk do jenë dakort me të, siç ai ka reaguar forcërisht ndaj atyre me të cilët vetë nuk ka qenë dakort; si dhe a do mundet që të ketë urtësinë e nevojshme për t’iu bindur disa kushteve e kritereve të cilat t’i dikton pushteti, por që në kushte opozite të japin komoditetin të mos i kesh.

Deri më tani, i vetmi pushtet që ka VV-ja e Kurtit është Komuna e Prishtinës e qeverisur nga Shpend Ahmeti. Ky i fundit nuk ka bërë mrekullira, por së paku nuk është përfolur për abuzime në drejtim. Dhe kjo nuk është pak.

Ndërsa Haradinajt i është besuar një herë të qënit kryeministër, por nuk është se ka lënë ndonjë gjurmë, ka dhënë shenja se mund t’i besohet një pushtet kaq i madh. Vetë formimi i tij nuk lë shumë vend për të menduar se gëzon ndonjë aftësi të veçantë në drejtimin e shtetit.

Të dominuar nga narrativat kundërshtuese, deri dhe ne akte rebele, përgjithësisht politika kosovare është e mangët në vizione. Mjaft t’u referohesh slloganeve, të thata, të varfëra, një përzierje e populizmit me foklorizëem, që tregon se sa pak investohet në programe.

Haradinaj është pjesë e kësaj panorame, ku vështirë të thotë ndokush, si dhe vetë Haradinaj për veten, se për ç’cilësi të veçanta do i besohej qeverisja e vendit. A ka avantazh në këtë pikë Albin Kurti? Edhe ky i fundit është i mangët në këtë drejtim, por së paku ka një lloj “iluminimi” si kolateral për t’i besuar pushtet; edhe për t’i dalë borxhit se mund ta bëjë më mirë një punë, për të cilën jo thjesht është treguar kritik, por dhe anarkik ndaj të tjerëve që ai nuk ka menduar se e bëjnë mirë e saktë.

Nga ana tjetër, Haradinaj vjen nga krahu i luftës, që deri më tani ka dështuar me sukses të provojë se është po aq Kosovëdashëse, sa dhe nën armë. Mund t’u besosh pushkën, por jo lapsin!

Pra, koha thërret për Kurtin…kryeministër! /tesheshi.com/                                                                                                                

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
McLaren “lyp” motorr tek “armiku” historik Ferrari

McLaren “lyp” motorr tek “armiku” historik Ferrari

Çamët e Dibrës?! S’keni parë gjë akoma! PDIU nis ankorimin edhe në Shkodër

Loja e PS-së me votat e PDIU-së mund të zbulojë një skandal zgjedhor

80 njerëz rreshtohen për të shpëtuar familjen që po mbytej në oqean (video)

80 njerëz rreshtohen për të shpëtuar familjen që po mbytej në oqean (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni