Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Profil: Ylli i Dr.Popës, eruditit që foli vetëm një herë dhe lidhjet e panjohura me elitën politike

by te Sheshi
16/08/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Profil: Ylli i Dr.Popës, eruditit që foli vetëm një herë dhe lidhjet e panjohura me elitën politike
12
SHARES

Ylli Popa, që është shuar në moshën 87- vjeçare, është një nga eruditët më të mëdhenj shqiptar të kohës moderne.

Një mjek kardiolog, ndoshta më i miri në mjekësinë shqiptare, u bë i njohur në opinionin publik për katër elementë të jetës së tij: shkrimin në Zërin e Popullit në vitin 1990 ku bënte thirrje për të rrëzuar mentalitetin e vjetër dhe për të nisur ndryshimet, qënia e tij si një nga mjekët e Enver Hoxhës, si pjesëtar i stafit të ngushtë të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, dhe natyrisht drejtimi prej Dr Popës i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Doktor Popa i përket një familje të vjetër dhe qytetare elbasanase të besimit ortodoks. Ai është lindur në vitin 1930 dhe është diplomuar si mjek në Rumani.

Pas kthimit,  për tre vjet me radhë drejtoi të parën katedër universitare të biokimisë në Shqipëri.

Me themelimin e Universitetit të Tiranës për një kohë të shkurtër u ngarkua të punonte në katedrën e sapokrijuar të terapisë spitalore. Ylli Popa është një prej mjekëve të parë shqiptarë që u specializuan për kardiologji përmes studimeve pasuniversitare.

U specializua në Moskë në vitin 1961 për kardiologji dhe ishte nga të parët që drejtoi këtë shërbim të ri në atë kohë në Shqipëri.

Ai u bë themelues i shkollës shqiptare të kardiologjisë dhe deri në vitin 1990 pavioni i sëmundjeve të zemrës është drejtuar prej tij. Po ashtu Ylli Popa drejtoi edhe të parën katedër të kardiokururgjisë, ku bënte pjesë edhe mjeku më i famshëm në Shqipëri, ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Shkrimi i Popës në Zërin e Popullit më 30 prill 1990 ka qenë në historinë e medias shqiptare si artikulli më i lexuar në histori.

Gazeta e PPSH-së, e ribotoi edhe të nesërmen më 1 maj, pikërisht sepse nuk mbeti asnjë numër dhe gazeta qarkulloi nga dora në dorë.

Përveç gjuhës së drunjtë dhe natyrisht kujdesin për të mos sulmuar Ramiz Alinë, kreun e regjimin, të cilin Popa e shtynte të ndryshonte shpejt, artikulli si bazë të tij ka mentalitetin mbytës të diktaturës që synonte të përpunonte mendjet e njerëzve.

Ja ç’shkruante Dr.Popa në artikullin e famshëm: “Supozojmë një ekspozite në galerinë e arteve me veprat origjinale të impresionistëve dhe ekspresionistëve më të dëgjuar. (Ç’fat i madh për piktorët e artdashësit tanë). Ja, me rradhë tablotë e Monesë, Renuarit, Degasë, Tuluz-Lotrekut, Sezanit, Sislit, Gogenit, Van Gogut, etj. Një student ndodhet përpara një tabloje të Monesë, ndërsa një punëtor nuk e kupton as vetë pse ndjen aq emocion kur shikon “Një natë me yje” të Van Gogut. Në këtë kohë dikush i bie lehtë punëtorit në sup. Ishte një kritik arti që i thotë atij me zë të butë, por disi qortues: “Po të pëlqen shumë, ë!? Por ki kujdes se nuk është ashtu siç të duket ty. Vërtet aty ka shumë lëvizje dhe dridhje drite, por nuk ka përmbajtje shoqërore. Është jashtë normave të realizmit socialist!” Punëtori e sheh me mospërfillje dhe, pasi largohet kritiku, i drejtohet studentit, shokut të tij: “More kush është ky përbindësh që kërkon të më mësojë çfarë të pëlqej e çfarë të mos pëlqej, që kërkon të më programojë ndjenjat?!”

Kjo ngjarje ishte e imagjinuar, por ne të vërtetë, po të lexosh tekstet mësimore dhe veprat e shumë kritikëve të letërsisë, të pikturës e të muzikës, të krijohet përshtypja sikur ata e ngushtojnë shumë këndin e tyre të vështrimit, sikur vetëm ata janë në gjendje t’i përcaktojnë kufijtë midis së bukurës e të shëmtuarës. Mësues të përhershëm – ata përcaktojnë binarët ku duhet të rrëshqasë prodhimtaria krijuese… Ata duan të na bindin se Pikaso në pikturë, Kafka në letërsi dhe Stravinski në muzikë rrezikojnë pavarësinë e vendit tonë… Vetëm ata përcaktojnë dhe kombinojnë përbërësit e botës së brendshme të njeriut tonë të ri.

Do të doja të mos isha lokomotivë që rrëshqet në shina të lëmuara, por shqiponjë e lartësive të mëdha që shikon të gjithë faunën e jetës, ashtu siç është ajo në të vërtetë me të mirat, të këqijat dhe të paprìturat e veta.

Para dy ditësh u takova përsëri me studentin e Fakultetit të Ekonomisë. Ishte shumë i gëzuar, por jo vetëm se nëna e tij ishte më mirë. Biseduam për shumë gjëra, veçanërisht për ngjarjet e ditëve të fundit. Unë isha i prirur ta vazhdoja më tutje bisedën, por ai duke u ngritur më tha: “Të më falni doktor, por mua më duhet të largohem, kam lënë takim me profesorin tim, të cilit para një jave i propozova një temë diplome për veten time, konkretisht “Frytshmëria ekonomìke e punës fizike”! Kam shumë dëshirë t’i futem mirë këtij problemi. Përgjigjen përfundimtare profesori e ka lënë të ma japë sot, prandaj më duhet të largohem”. Pasi bëri disa hapa, u kthye e më tha diçka që më mbeti në mendje: “Doktor te secili nga ne ka nga një mur që duhet shembur dhe një urë që duhet ndërtuar!”

Natyrisht një gjuhë e guximshme që normalisht u përpi nga publiku, u përkrah nga shqiptarët që e morën këtë nismë intelektuale si një sinjal pozitiv që vinte nga elita e shqiptarëve.

Ky artikull i dha Dr.Popës një imazh shumë pozitiv, por që fatkeqësisht përveç këtij arrtikulli, Ylli Popa nuk u aktivizua më aq fuqishëm në opinionin publik.

Qoftë edhe duke polemizuar apo për të ndërhyrë në një egërsi opinionesh që për 25 vjet kanë bjerrë mendimin intelektual duke e zëvendësuar me atë të analistit gjitholog.

Ndërsa emra si Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Neritan Ceka, hynë fuqishëm në debatin publik pas rrëzimit të komunizmit, duke mos u preukopuar për pasojat e sulmin nga lupeni i frikshëm i një faze edhe inkuzicioniste ndaj intelektualëve, Dr.Popa heshti, megjithëse vetëm publikisht.

Kur Fatos Nano e promovoi në krye të Akademisë së Shkencave në vitin 1997, publiku e mirëpriti dhe besoj se do të ndihej fuqishëm fjala e një eruditi, e një njeriu që në kohën e komunizmit kishte treguar se ka përkrahur shumë breza intelektualësh, duke u dhënë literaturë dhe mbajtur afër.

Por në fakt, si shumë intelektualë të tjerë të rëndësishëm, edhe Dr.Popa qëndroi në heshtje, duke lënë realisht terrenin e mendimit e debatit publik, në dorën e amatorëve dhe profanëve.

Popa ka qenë një nga pjesëtarët e ekipit mjekësor të Enver Hoxhës. Gjë normale pasi në të gjithë botën, mjekët më të mirë angazhohen për kreun e shtetit.

Por Dr.Popa nuk foli kurrë publikisht për atë përvojë, çka do ta kishte ndihmuar historinë shqiptare mbi natyrën dhe karakterin e diktatorit. Kanë folur shumë syresh si Dr, Josuf Kalo, Dr.Sabit Brokaj e të tjerë, që kanë sjellë e sjelllin fakte dhe komente që ndihmojnë në debatin publik.

Ndërkaq, një pjesë e rëndësishme e perceptimit publik për Dr.Popën është edhe afërsia e tij pranë kryepeshkopit Janullatos, një status që kurrë nuk u diskutua publikisht por u përmend tangent, kurrë nuk u sqarua me detaje, por i dha rrugë teorive të konspiracionit.

Por ndoshta publiku shqiptar ka kërkuar shumë ndaj intelektualëve të tij. Pasi një intelektual është një njeri në fund të fundit që bën zgjedhjet e tij, në vullnetin e lirë dhe sovran. Rëndësi ka që përfundimisht kontributi të jetë në synimin për të përçuar një mesazh pozitiv dhe të qetë.

Dhe këtë mesazh Dr. Ylli Popa e ka dhënë me pash. Ai si intelektual mbeti një figurë e kompletuar, që i jep Shqipërisë fuqinë e mendjes elitare. Por që foli në një kohë të rëndësishme siç ishte viti 1990.

Ndoshta dr.Popa që ishte një person shumë i heshtur dhe i dedikuar librave e katedrës së tij. ndoshta e tha fjalën e tij të jetës. E cila ka mbetur realisht një postulat në historinë moderne shqiptare: “Në kërkim të kohës së humbur”. Që shqiptarët duhet ta lexojnë gjithmonë… /tesheshi.com/

 

Tags: akademikprofilylli popa

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Eurostat: përshpejtohet rritja ekonomike në eurozonë

Eurostat: përshpejtohet rritja ekonomike në eurozonë

Si pengohet shfaqja e mykut?

Si pengohet shfaqja e mykut?

Dy të rinj shkojnë në spital me dëmtime në kokë e trup, nisin hetimet   

Pengmarrja për 4 mijë euro në Velipojë, dëshmitë e dy të ndaluarve befasojnë policinë…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.