Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Profil i kandidatit për kryeministër: udhëtimi 25-vjeçar i Rexhep Meidanit, nga këshilli presidencial tek kreu i shtetit

by Te Sheshi
04/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Profil i kandidatit për kryeministër: udhëtimi 25-vjeçar i Rexhep Meidanit, nga këshilli presidencial tek kreu i shtetit

Rexhep Meidani, ish-presidenti i Republikës, është rikthyer këto ditë në qendër të polemikës politike, pasi emri i tij u bë i njohur si kryeministër i mundshëm i një qeverie teknike.

Profesori i fizikës së ngurtë erdhi në kupolën e politikës shqiptare që në vitin 1991, ndonëse në drejtim të Partisë Socialiste u zgjodh në vitin 1996.

Profesori i Shkencave të Natyrës u zgjodh në vitin 1991 nga presidenti i atëhershëm, Ramiz Alia, si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve të shkurtit 1991, të cilat pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës u shtynë për më 31 mars.

Në shkurt të 1991-shit, Alia e emëron Meidanin si anëtar të Këshillit Presidencial pas shkrirjes që i bën me një firmë presidiumit të Kuvendit Popullor.

Gjatë viteve 1992-1996, Rexhep Meidani nuk mori pjesë në politikën aktive të vendit dhe qëndroi i ngjitur në katedrën universitare e akademike.

Por në vitin 1996, pas ftesës së Fatos Nanos nga burgu, Meidani dhe Kastriot Islami bëhen anëtarë dhe udhëheqës të Partisë Socialiste me largimin e katër nënkryetarëve, Servet Pëllumbit, Ilir Metës, Namik Dokles dhe Luan Hajdaragës.

Meidani u zgjodh nga KPD-ja e PS-së si sekretar i përgjithshëm i PS-së, dhe në zgjedhjet e 28 qershorit 1997 u bë deputet i qytetit të Cërrikut.

Në gusht 1997, Nano e propozon për president të Republikës, duke zëvendësuar Sali Berishën. Presidenca e Meidanit ishte ndryshe nga ajo e Berishës. Ai nuk bëri jetë aktive në PS, por ndikoi fuqishëm në zhvillimet politike brenda kësaj partie.

Kur Nano e shkarkoi Sabit Brokajn si ministër mbrojtjeje, Meidani e emëroi atë si këshilltar për Politikën e Sigurisë Kombëtare. Arsyeja ishte për të ruajtur lidhjet e Brokajt me UÇK-në, pasi së bashku me Fatos Klosin kishin nisur ta ndihmonin logjistikisht luftën e Kosovës.

Pati një përplasje të fortë me Fatos Nanon që në vitin e parë të tij, duke e vonuar disa ditë dekretimin e ndryshimeve në qeveri në vitin 1998.

Pas 14 shtatorit 1998, Meidani armiqësohet mjaft me Fatos Nanon.

Pas zgjedhjeve të vitit 2001, Fatos Nano i bëri të ditur Meidanit se nuk do ta kandidonte për një mandat të dytë, dhe shpalosi kandidaturën e tij. Por si Ilir Meta, Skënder Gjinushi, ashtu dhe ndërkombëtarët, nuk e përkrahën ngjitjen e kreut të PS-së në presidencë.

Meidani në vitin 2002 bën një veprim tjetër të fortë kundër Nanos, kur këshilltarin e tij juridik, Theodhori Sollakun, e emëron për prokuror të përgjithshëm, teksa një aleancë fluide në Kuvend mes Sali Berishës dhe Ilir Metës shkarkon Arben Rakipin nga posti i kreut të organit të akuzës.

Pas largimit nga detyra e kreut të Shtetit, Meidani rianëtarësohet në PS dhe merr pjesë në garën për kryetar partie në vitin 2003, në kongresin e famshëm ku Nano shpalli se, “prapa më vjen historia”.

Kandidatura e tij u përkrah nga Ilir Meta, armiku i dikurshëm i vitit 1996, i cili po përgatitej për lënien e anijes së madhe. Pas formimit të LSI-së, Meidani nuk e ndoqi, por kandidoi me Edi Ramën për kryetar të PS-së në kongresin e vitit 2005, pas largimit të Fatos Nanos.

Humbi sërish, dhe Rama nuk e afroi në strukturat e partisë. Në zgjedhjet e vitit 2009, Meidani lexoi programin e PS-së, por pas zgjedhjeve tha se nuk e dinte se dosja e programit ishte bosh.

Armiqësohet përfundimisht me Edi Ramën, i cili më vonë e fton tek “Këshilli i të urtëve”, një organ këshillimor ku merrnin pjesë ish-drejtuesit shtetërorë të socialistëve. Por pas 21 janarit, marrëdhëniet Meidani-Rama bëhen të tensionuara.

Me kalimin e Kastriot Islamit pranë PD-së, nis edhe një integrim i të birit, Denion Meidanit, në strukturat e shtetit, për t’u emëruar në policinë e burgjeve dhe më pas në dogana.

Që nga 2013-ta, profesor Meidani ka qenë kritik i Edi Ramës në faqet e shtypit, ku rregullisht boton analizat e tij.

Në kongresin e PS-së të dhjetorit 2003, Edi Rama deklaroi se, “e kishte për nder që kishte punuar me një president republike si Rexhep Mediani”. Por politikisht ata kanë qenë kundërshtarë të fortë që prej vitit 2005. Veçse ditët e fundit përplasja ndërmjet dy personazheve të së majtës është bërë më e fortë, e ndoshta përfundimtare. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Disa detaje që duhet të kemi aty ku jetojmë për të qenë të lumtur

Disa detaje që duhet të kemi aty ku jetojmë për të qenë të lumtur

Shefi i Komisionit Europian: gabim i rëndë t’i mbyllësh Turqisë derën e BE-së

Shefi i Komisionit Europian: gabim i rëndë t’i mbyllësh Turqisë derën e BE-së

Deputetët e parlamentit grek votojnë për përshpejtimin e ndërtimit të xhamisë në Athinë

Deputetët e parlamentit grek votojnë për përshpejtimin e ndërtimit të xhamisë në Athinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni