Bosnja e Hercegovina të shtunën luan ndaj Andorrës, në stadiumin e kësaj të fundit, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.
Mediat boshnjake kanë publikuar profesionet e lojtarëve të Andorës, të cilët nuk janë profesionist në lojën e futbollit.
Portieri Ferar Paul është edhe trajner i ekipit Andorra, që garon në nivelin amator.
Mbrojtësi Oscar Sonejee punon në kompani të sigurimeve.
Kapiteni Ilde Lima, që njëherit është shënuesi më i mirë në histori të Andorrës, me 9 gola, ka qëndruar në shumë vende evropiane duke punuar edhe punë të ndryshme.
Cristian Martinez, është edhe skaut për shkollat e futbollit.
Jordi Rubio, punon në kompaninë e sigurimeve CASS.
Marc Garcia është profesionisti i vetëm, luan në ligën e tretë të Spanjës me Rubin.
Victor Rodriguez, që ka edhe pasaportë të Uruguajit, punon në recepcion.
Leo Alves, është lojtari më i ri në moshë te Andorra, ndërsa puna tjetër që bënë është se punon në një medium.
Juli Sanchez është sulmues ndërsa punon edhe si polic.
Sebas Gomez – punon si sigurim në një hotel.
Ludo Clemente është edhe trajner i fëmijëve.
Gabi Riera, është mekanik. /tesheshi.com/