Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prishtinë: Policia jua heq tendën, grevistët qëndrojnë në qiellin e hapur

by te Sheshi
01/03/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Prishtinë: Policia jua heq tendën, grevistët qëndrojnë në qiellin e hapur

Nga Bashkim Kastrati

Ish-punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut po e vazhdojnë grevën edhe pasi që Policia e Kosovës ua largoi tendën nga sheshi “Skënderbeu”, në natën kur i largoi edhe tendat e protestuesve të partive opozitare.

Grevistët janë revoltuar me largimin e tendës së tyre, siç thonë ata pa të drejtë, pa asnjë arsye dhe pa asnjë dokument me shkrim.

Pavarësisht kësaj, ata janë duke vazhduar grevën tyre. Sot ata kanë hyrë në ditën e 646 të grevës dhe po qëndrojnë mu në vendin ku e kanë pasur tendën, por tani janë duke qëndruar në qiell të hapur gjatë gjithë ditës.

2016-03-01 13.55.19

Njazi Asllani, kryetar i këshillit grevist ka thënë për tesheshi.com se largimi i tyre është bërë me forcë dhe se ata nuk e kanë penguar askënd, pasi që sa herë që ka pasur protesta kanë qëndruar në tendën e tyre dhe nuk kanë paraqitur asnjë pengesë për askënd.

“Policia erdhën dhe na thanë me e largu tendën, iu thash a bën me tregu urdhrin me shkrim, se pa urdhër me shkrim nuk mund të largohemi, sepse nuk është e drejtë. Polici më tha që për pesë minuta me i marrë pajisjet nga tenda dhe me u largu nga aty, i thash që kjo është e pamundur sepse kemi shumë gjëra. Por ia na tha gjeni kamion, i thash që në këtë kohë nuk mundemi me gjet. Dikur na kapën prej krahëve, na ngrehen zvarrë dhe na dërguan në stacion policor dhe pas një ore na thanë jeni të lirë dhe nuk jeni të arrestuar. Unë insistova që të kemi dokument të shkruar se përse jemi sjellë në stacion policor dhe përse na e kanë marrë tendën”, thotë Asllani.

Ai tregon se në stacionin policor kanë qëndruar në zyrën e një polici, duke refuzuar që të dalin. Por kur polici e ka përfunduar orarin e punës ata kanë qëndruar aty dhe kanë fjetur në ulëse.

“Në mëngjes më tha që duhet me ia liru zyrën se ka me pranu palë, dhe ne dolëm në korridor. Aty qëndruam deri në mbrëmje, ndërkohë na kanë sjellë familjarët ushqim, dhe derisa ishim duke ngrenë na thanë dilni jashtë dhe na nxorën. Tash avokati jonë është duke u marrë me këtë çështje dhe po presim përgjigje dhe të shohim se çka do të bëhet me tendën tonë”, u shpreh Asllani.

Ai thotë se në shesh po qëndrojnë deri vonë në mbrëmje, pastaj po shkojnë në shtëpi sepse nuk kanë ku të qëndrojnë. Ndërsa tenda aktualisht është në polici, e ngarkuar në kamion të policisë me krejt pajisjet që i kanë pasur grevistët.

Por Asllani shprehet i vendosur që të qojnë deri në fund misionin e tyre, ndërsa len të kuptohet se nëse policia nuk ua kthen tendën, do ta vendosin një tendë tjetër apo do ta improvizojnë një të tillë.

2016-03-01 13.48.28

“Ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë në shesh deri sa të realizohet kërkesa jonë”, thotë Asllani.

Ai na tregon se i ka bërë disa shkresa në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) edhe para krijimit të bordit, por edhe pas krijimit të bordit, në lidhje me çështjen e pagesave për ish-punëtorë e fabrikës dhe janë duke i vazhduar procedurat përmes avokatit.

Ndërsa, policia thotë se largimi i tendave është bërë për shkaqe sigurie dhe se edhe tenda e grevistëve është hequr me këtë arsye.

“Sa i përket largimit të të gjitha tendave nga sheshi, një gjë e tillë ka ndodhur duke iu referuar situatës së krijuar, dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, ku për shkaqe sigurie janë kontrolluar dhe larguar nga sheshi tendat e vendosura”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Historia e moszbatimit të vendimeve të gjykatave

Grevistët janë duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin me 26 milionë euro. Këto mjete u takojnë 912 ish-punëtorëve të fabrikës së tubave dhe çelikut pasi që ajo është privatizuar dhe për këtë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, si edhe të qeverisë “Thaçi 2” për kompensim të këtyre ish-punëtorëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kujtojmë se kjo fabrikë është privatizuar me “Spin off special”, metodë kjo që është konsideruar e dështuar edhe nga ish-drejtori i AKP-së Dino Asanaj. Dështimet e kësaj metode kanë ndodhur për arsye se privatizuesit nuk i kanë plotësuar investimet e zotuara dhe nuk kanë punësuar punëtorë aq sa janë zotuar, e që e kanë pasur obligim që ta bëjnë.

Ish-punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut janë duke pritur kompensimin që nga viti 2002, kur fillimisht Gjykata Komunale në Ferizaj, ka marrë vendim që ata duhet të kompensohen. Vendimi parashihte që 912 ish-punëtorët të kompensoheshin për shkak të largimit të padrejtë nga puna për një periudhë dhjetëvjeçare prej vitit 1989 deri më 1999.

2016-03-01 13.47.47

Por ky vendim nuk u respektua nga qeveria dhe AKP-ja. Për këtë arsye ish-punëtorët e fabrikës në fjalë, e kanë dërguar rastin edhe në Gjykatën Kushtetuese. Me 17 dhjetor të vitit 2010, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykim, më anë të së cilit e shpalli kërkesën e pranueshme, madje konsideroi që ka pasur shkelje të Kushtetutës, konkretisht nenit 31 “e drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm” gjithashtu shkelje të nenit 6 “ e drejta në gjykim të drejtë” dhe nenit 13 “ e drejta për zgjidhje efektive” të Konventës Evropiane për të drejtat e Njeriut.

Përveç kësaj Gjykata konsideroi, që vendimi final i Gjykatës Komunale në Ferizaj është i detyrueshëm dhe duhet të ekzekutohet, nga autoritetet kompetente, ku përmend Qeverinë dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit duhet të dorëzojnë në Gjykatë, brenda një periudhë gjashtëmujore, informata lidhur me masat e ndërmarra për ekzekutimin e këtij aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. Por asnjëra prej dy institucioneve nuk ka ndërmarrë asgjë për ekzekutimin e këtij vendimi. Kjo situatë i shtyri ish-punëtorët e fabrikës së tubave dhe çelikut që nga muaji maj 2014 të futën në grevë, duke qëndruar në një tendë afër qeverisë. Ata para se të merrnin këtë vendim kishin protestuar dhjetëra herë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zbatimin e vendimit. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Mustafa Denizli jep dorëheqjen si trajner i Gallatasarajit

Mustafa Denizli jep dorëheqjen si trajner i Gallatasarajit

Nga Fatjon NANAJ: Kronikë e një reforme të dështuar

Nga Fatjon NANAJ: Nuk ishte thjesht rrëshqitje

Macja udhëton për 8 milje në parakolpin e makinës, ia hedh paq

Macja udhëton për 8 milje në parakolpin e makinës, ia hedh paq

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni