LSI ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Shkozës në Tiranë.
Rama, përmes rrjeteve sociale tha se objektet janë në rrugë dhe nuk mund të legalizohen dhe më pas të shpronësohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Por LSI, përmes deputetes Kejdi Mehmetaj, pyet kryeministrin nëse ishte në dijeni që shtëpitë ishin pa leje edhe gjatë fushatës?
“Mosrakordimi ndërmjet qëndrimeve të deputetes Elona Gjebrea dhe kryeministrit është thjesht mungesë komunikimi për të qartësuar gënjeshtrat e radhës, apo zgjedhje me dashje për të vazhduar lojën me banorët e Shkozës. Ky grup ndërinstitucional është thjesht fantazi e deputetes së pamësuar ende me Kryeministrin që nuk do tja dijë për qytetarët. Kur u kërkuan votën banorëve të Shkozës nuk e kishin të qartë Rama dhe njerëzit e tij se ndërtimet ishin të paligjshme”, shkruan Mehmetaj në një postim në rrjetet sociale. /tesheshi.com/