Kisha Ortodokse Ruse po kryen një hetim pasi një prift u vendos nën presion publik për shkak të një sërë fotografish në të cilën prezantonte veshje dhe këpucë të stilistëve të njohur.
Viacheslav Baskakov nga Tver, pranë Moskës, mburrej për shijen e tij të shtrenjtë në rrjetet sociale, por pas presionit nga publiku dhe kisha, ai e mbylli shpejt profilin e tij të Instagram.
Megjithatë, fotografitë e këpucëve luksoze dhe çantave janë bërë virale tashmë internetin.
Sipas medias ruse, Komiteti Disiplinor do të shqyrtojë sa më parë këtë rast – tha Alexandre Volkov, zëdhënësi i Patriarkut Kirill. /tesheshi.com/