Prifti amerikan Richard Bucci shokoi publikun me një deklaratë kur tha tha se aborti është më i keq se pedofilia.
Ky 72-vjeçar nga Rhode Island, javën e kaluar ndaloi politikanët që mbështesin të drejtat e abortit për të qenë pjesë e bashkësisë në famullinë e tij.
Ai u shpërndau një broshurë në famulli me emrat e 44 zyrtarëve që votuan në favor të Ligjit për të Drejtën e Abortit. Në fletëpalosje thuhej se këtyre personave do t’u ndalohej që të ishin prezent në dasma ose në pagëzime.
“Aborti është më i keq se pedofilia. Pedofilia nuk vret askënd, ndërsa aborti vret,” tha ai në një intervistë.
Ai beson se më shumë fëmijë u vranë nga abortet, diçka që sipas tij nuk ndodh me pedofilinë.
Ai këshilloi që njerëzit nuk duhet të befasohen nga pikëpamjet e tij, pasi ai i referohej Katekizmit të Kishës Katolike.
“Një fëmijë i palindur është një person dhe ka të drejta si çdo person,” vuri në dukje ai.
Por intervista e tij shkaktoi zemërim publik.
“Është absurde të thuash që pedofilia nuk vret askënd. Natyrisht që ky prift nuk e kupton atë që po thotë. Pedofilët rrëmbejnë fëmijërinë dhe viktimizojnë shpirtrat e tyre. Unë rekomandoj Bucci të takojë viktimat dhe të dëgjojë dëshmitë e tyre”, tha demokratja e Rhode Island, Carol Hagan McEntee .
Më pas, prifti u përpoq të justifikonte veten në një intervistë tjetër, duke pretenduar se qëndrimi i tij ishte thjesht “një vazhdim i mësimit katolik që zgjati dy mijë vjet. /tesheshi.com/