Makina presidenciale është më së shpeshti pasqyrë e shtetit që përfaqëson, të paktën në vendet që kanë industrinë e tyre të automjeteve.
Franca është ndoshta shembulli më i mirë pasi presidentët e saj kanë përdorur gjithnjë shërbimet e prodhuesve vendas për dekada.
Kështu dhe Emmanuel Macron, i cili pasi përdori fillimisht një Peugeot 5008, iu kthye një Renault-i Espace, me të cilin po udhëton prej vitesh.
Por së fundi në Poloni i ndodhi një e papritur e pakëndshme, për atë vetë e për prestigjin francez.
Përkatësisht, gjatë një vizite zyrtare në Varshavë, ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte – Espace u prish.
Sipas uebfaqes polake Dziennik, pas takimit me presidentin polak, Macron duhej ta merrteEspace-in për një vendndodhje tjetër në kuadër të vizitave, por protokolli duhej të ndryshohej sepse Renault-i nuk po ndizej. Ambasadori francez i erdhi në ndihmë duke i ofruar një Citroen C6 si një mjet zëvendësimi.
Kjo ngjarje pritet të ketë pasoja, dhe ka të ngjarë të fillojë një hetim. Kjo edhe nga fakti se mediat polake e përdorën këtë ndodhi për të bërë shaka me besueshmërinë e makinave franceze. /tesheshi.com/