Një ndeshje miqësore mes Izraelit dhe Argjentinës planifikuar për t’u luajtur të shtunën në Jerusalem, është anulluar me vendim të Shoqatës së Futbollit të Argjentinës, informuan të martën në mbrëmje mediat sportive të Buenos Aires-it .
“Për shkak të tensionit atje, ndeshja nuk do të luahet. Trajneri i Sampaolo dëshiron që ajo të zhvenoset në Barcelonë”, tha Ole, gazeta argjentinase sportive.
Izraeli synonte ta organizonte miqësoren në Jerusalem, gjë që shkaktoi kundërshtim nga palestinezët të cilët këtë si një lojë politike në funksion të promovimit të këtij qyteti si kryeqytet i tyre i ri.
Liga e Futbollit e Palestinës i dërgoi një letër homologes argjentinase me anë të të cilës kërkoi anulimin e ndeshjes.
Po ashtu ishin dhe 70 fëmijë palestinezë refugjatë të cilët i dërguan një letër Messi-t ku thuhej se stadiumi “Teddy Kollek” në Jerusalemin perëndimor, u ndërtua pas shkatërrimit të fshatit të tyre në atë vend. /tesheshi.com/