Kreu demokrat Basha ka parathënë futjen në zgjedhjet lokale të qershorit, e kjo pas një mbledhjeje kryesie në mbrëmje pas një qëndri e më pas një kthimi të beftë nga Vjena.
Përflitet se ka qenë pikërisht një goditjeje e marrë aty, te përfaqësia e OSBE-së, që e ka detyruar të bëjë një tërheqje, së paku duke mos mobilizuar partinë për zgjedhje.
“Do të ngrihen shtabet politike dhe organizative në nivel qendror dhe lokal, që në bashkëpunim me partitë e tjera do të bëjnë të mundur protestat e fuqishme në mbarë vendin. Po ashtu edhe shpalosjen e programit me të gjitha grupet e interesit. Politikat tona për biznesin, pensionet, por mbi të gjitha për ekonominë. Tur protestash me një tur shpresë dhe vizioni për Shqipërinë. Janë marrë edhe vendime të tjera për fuqizimin e PD në funksion të synimit tonë për zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Basha. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/426111394794596/?t=85