Presidenta e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar ditën e sotme se pikërisht sot është koha për Kosovën që FSK-në ta kthejë në ushtri të Forcave të Armatosura.
Ajo shtoi se sot është dita që simbolizon bashkimin për të ndërtuar shtetin, pa sfiduar demokracinë e brishtë të Kosovës, ndërsa në manifestimin për nder të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës përkulen para atyre burrave dhe grave që e deshën lirinë.
“Sot është dita që simbolizon bashkimin, ku duhet më shumë respekt e dashuri, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të saj. Sot është dita që duhet hequr dorë nga inatet për të punuar për një shtet të së drejtës. Sot është koha për Kosovën, e cila është një realitet i pa kthyer dhe është koha që FSK të kthehet në Forcë të Armatosur”, u shpreh Presidentja Jahjaga./tesheshi.com/