Në gjashtëmujorin e fundit nuk ka pasur asnjë individ nga Kosova që ka marrë pjesë në luftërat terroriste në Siri apo Irak. Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili priti në takim përfaqësuesit e shoqatës gjermane për politikë të jashtme.
Thaçi më tej foli edhe për gjendjen politike në vend ku tha se situatat e pakëndshme politike që kanë pasur tashmë janë tejkaluar dhe është instaluar një bashkëpunim normal, ku të gjithë janë duke punuar për interesat strategjike të vendit.
Ndryshe, mediat kosovare dje kanë shkrepur foto ku Thaçi është parë duke cakrruar gotat me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe numrin dy të partisë NISMA për Kosovën. /tesheshi.com/