Orë pas marrjes së detyrës, presidenti ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë urimin e parë.
I ka ardhur nga Brukseli.
Është Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ai që ka uruar Begajn me rastin e marrjes së detyrës si President i Shqipërisë.
“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel në Twitter.
Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në muajin prill. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë. /tesheshi.com/