Presidenti grek Prokopios Pavlopulos përcolli një tjetër mesazh tangental për Tiranën zyrtare, se do kushtëzojë proceset integruese me respektimin e të drejtave të minoritetit. Por deri këtu, pasi siç është bërë zakon, nuk shkohet më tej me artikulimin konkret se cilat janë ato të drejta të shkelura të shtetit shqiptar ndaj minoritetit.
Kreu i shtetit grek e çoi gjuhën te Shqipëria teksa në një konferencë shtypi në Zagreb, në kuadër të një vizite zyrtare në Kroaci, vlerësoi arritjen e marrëveshjes së emrit të ri me Maqedoninë, duke thënë se tashmë është koha që Athina do jetë krah Shkupit.
“Ne, grekët, jemi këtu për ta ndihmuar në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, por duke qenë të bindur se pa respektimin e të drejtave dhe çrrënjosjen e çdo irredentizmi nuk mund të përparojë drejt asaj rruge dhe e njëjta gjë vlen dhe për Shqipërinë”, tha Pavlopulos menë krah homologen kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç. /tesheshi.com/