Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos akuzoi autoritetet portuale në Turqi se janë ato mbështetëse të kontrabandistëve që organizojnë kalimin e qindra mijëra emigrantëve drejt ishujve grekë, që sipas tij janë porta hyrëse në Bashkimin Evropian.
“Kam bindje të plotë se kontrabandistët turq mbështeten kryesisht nga autoritetet”, tha kreu i shtetit Helen në një intervistë për të përditshmen gjermane ”Suddeutsche Zeitung”, teksa po viziton Gjermaninë.
“Veçanërisht, autoritetet portuale veprojnë sikur nuk konstatojnë asnjë shkelje”, shtoi Pavlopulos, i bindur se është vërtet kështu.
”Ne kemi prova të pakundërshtueshme për këtë fakt. Është një lloj tregtie skllevërisht. Nuk e kam fjalën për udhëheqësit turq”, theksoi ai, duke bërë një tërheqje në fund të intervistës që mos përfshijë në akuza vetë krerët e lartë të Ankarasë. /tesheshi.com/