Këshilltarja dhe gruaja e Myftiut të Dagestanit, Aina Gamzatov dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm për kandidaturën e saj për presidente të Rusisë në komisionin zgjedhor rus, tha zëdhënësi i saj për Tass sot.
“Procedura e dorëzimit ka përfunduar. Gjithçka është në rregull. Ajo personalisht ka dorëzuar një dokument të pranuar nga grupi punues”, tha ajo.
Një kandidat i cili nuk emërohet nga një parti politike duhet të mbledhë së paku 300,000 nënshkrime, por nga secili rajon duhet të ketë së paku 7500 nënshkrime.
Ajo i përket një rendi Sufi që ka dhjetëra mijëra pasues dhe udhëheqësi i të cilit, Said-Afandi Chirkavi, u vra nga një kamikaz në Kaukaz në 2012. Gamzatova është gazetare, shkrimtare, redaktore e revistës “Islam” dhe ka përfunduar filologjinë dhe fakultetin juridik. Udhëheq një grup të madh mediatik në kuadër të së cilës ka shtëpi mediale laike dhe fetare, dhe gjithashtu themeloi fondacionin humanitar Put, citon Tass.
Ka lindur në vitin 1971 në qytetin Mahaçkala, qendrën administrative të republikës ruse të Dagestanit. Zgjedhjet presidenciale ruse janë planifikuar për në 18 mars dhe fushata zyrtarisht filloi më 18 dhjetor.
Komisioni Zgjedhor ka konfirmuar për momentin kandidaturën e ultranacionalistit Vladimir Zhirinjski, ndërkohë që kandidaturat e tyre i kanë paraqitur edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, liberali Grigori Javelin, gazetarja Ksenija Sobçak dhe kandidati komunist Pavel Grudinjina. /tesheshi.com/