Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe udhëheqësi i partisë më të rëndësishme shqiptare, Ali Ahmeti, arritën një marrëveshje për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale në prill.
Tani për tani, Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dhe shefi i policisë Oliver Spasovski janë në lojë si kandidatë për të pasuar George Ivanov.
“Partnerët e koalicionit në qeverinë e Maqedonisë Veriore, Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë (SDSM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë një kandidat të përbashkët presidencial në zgjedhjet e prillit”, njoftoi Ahmeti në Facebook.
“Biseduam për emra dhe në ditët në vijim do të vendosim për një prej tyre. Do të marrim një vendim të premten”, sqaroi Ahmeti.
Sipas mediave të Shkupit, partnerët e koalicionit kanë dy zgjedhje përpara tyre – Ministri i Jashtëm Nikolaj Dimitrov dhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.
Pritet që partia më e madhe e opozitës, VMRO-DPMNE, do të vendosë për kandidatin e saj presidencial në ditët e ardhshme.
Mandati i presidentit të Maqedonisë Veriore, Gorge Ivanov mbaron më 12 maj. /tesheshi.com/