Një deklarim i deputetit të listës “Basha” Halit Valteri, ku thoshte se Meta nuk është president por kryetar i LSI-së, ka bërë që kundrejt tij të reagohet ashpër nga Presidenca e jo vetëm.
“Për lolon e opozitës së re, i cili mashtroi sot qëllimisht për Draft Opinionin e Komisionit të Venecias, ndoshta ngaqë hëngri plënca me ta në Tiranë.
I bëj thirrje Rilindjes t’i lidhë këta pupacë të opozitës së re, si puna e këtij lolos, që i duket vetja se është deputet.
Në fakt është thjesht një numër dyshifror në fundin e fundit të listës për deputet.
Një rrogëtar i paligjshëm i Rilindjes që ushqehet me përshesh për të provokuar figurën e Presidentit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e zëdhënësit Tedi Blushi. /tesheshi.com/