Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Prenk Gjetaj, njeriu i qeverisë për të zhdukurit në Kosovë: ku janë dhe pse s’po gjenden…

Nga te Sheshi
30/03/2017
në Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Prenk Gjetaj, njeriu i qeverisë për të zhdukurit në Kosovë: ku janë dhe pse s’po gjenden…
25
SHPËRNDARJE

Ndonëse kanë kaluar 18 vjet pas çlirimit në Kosovë, mbi 1600 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur qysh nga lufta e fundit.

Përveç familjarëve që çdo ditë angazhohen për të mësuar për fatin e të afërmëve të zhdukur, një gjë të tillë e bën edhe Prenk Gjetaj, kryetari i komisionit qeveritar për të pagjeturit.

Ai, në një intervistë për tesheshi. com tregon se në muajin e ardhshëm do rinisin sërish gërmimet në Rashkë të Serbisë, ndërsa thotë se dyshojnë që ka varreza masive edhe në lokacione të tjera.

Gjetaj, tregon nëse kjo çështje do shtrohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, flet për kërkesën dërguar NATO-s për marrjen e video-incizimeve, si dhe çështje të tjera…

 

Intervistoi: Blendi Gashi

Cili është angazhimi i Komisionit që drejtoni ju, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në përpjekjen për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur?

Angazhimet e komisionit qeveritar janë të përcaktuara me ligjin për persona të zhdukur nga viti 2011, kështu që çdo gjë që na obligon ligji e zbatojmë.

Komisioni qeveritar udhëheq dhe mbikëqyr procesin e çështjes së personave të zhdukur duke bashkëpunuar me organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Komisioni si një trup i zgjedhur nga qeveria bashkëpunon në radhë të parë me pjesën profesionale, gjegjësisht Institutin e Mjekësisë ligjore, pjesë e së cilës është edhe EULEX-i.

Ju keni kërkuar në vazhdimësi ndihmë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Kush është fajtori që edhe pas 18 vitesh nuk ka rezultate?

Fajtori kryesore është Serbia që i ka fsheh gjurmët e krimeve, ku i kanë gopos jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbi. Deri më tani janë identifikuar, gjegjësisht janë zhvarros nga varrezat masive në Serbi, duke filluar nga Batajnica, te Petrosa në kufi me Rumaninë, në Bajna-Bashta në kufi me Bosnjë Hercegovinën dhe në Rudnicë të Rashkë.

Përveç këtyre katër varreza masive komisioni që drejtoi ka informacione për lokacione tjera që ende nuk janë proceduar.

Keni thënë se çështja në fjalë po politizohet. A mund të tregoni më saktë se kush dhe si po e politizon?

Politizohet në radhë të parë se Beogradi zyrtar ka informacione për vendndodhjen e varrezave individuale dhe masive por nuk tregon lokacionet.

Beogradi nuk jep dhe nuk ndan informacione me palën tone dhe me institucionet tjera përgjegjëse dhe kompetente, dhe në këtë mënyrë mund të thuhet se po bëhet politikë.

A mban një përgjegjësi të madhe edhe politika vendase? A është dashur të kushtëzohe bisedimet me Serbinë me fatin e personave të pagjetur?

Jo për ta arsyetuar politikën vendase, por vazhdimësi ka bërë kërkesa për të mësuar për fatin e të të pagjeturve.

Në bisedime shkëmbehen informacione por edhe kur ndodh një gjë e tillë mbështetet në vullnetin e mirë që i mungon Serbisë.

Komuniteti ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq nuk e ka forcën detyruese për të bërë presion tek pala serbe për zbardhjen e të pagjeturve, prandaj në këtë drejtim është kërkuar ndryshimi i nivelit të bisedimeve.

Pasi janë shtruar edhe tema tjera në tryezën e bisedimeve kemi kërkuar që çështja e personave të zhdukur të futet në agjendë, por sipas informacioneve, Bashkësia ndërkombëtare nuk është e disponuar të merret me këtë çështje në kuadër të këtyre bisedimeve me arsyetim se po punohet në këtë drejtim.

Pala kosovare ka kërkuar në vazhdimësi që kjo temë të futet në agjendë, kërkesa ka qenë e njëanshme pasi kjo gjë varet nga ndërkombëtarët.

Mirëpo, mendoj se edhe nëse nuk ndryshohet niveli i bisedimeve ekziston mundësia që të detyrohet pala serbe të tregoj për personat e pagjetur, në radhë të parë, të hap arkivat, dosjet, të detyrojë personat komandues të japin informacione çfarë ka ndodhur në një masakër të caktuar.

Një ish-ushtar serb, në emisionin “Parrotlla” me gazetarin Milaim Zeka, ka rrëfyer se “me eshtrat e shqiptarëve të vrarë janë shtruar rrugët”. Pas këtij rrëfimi tronditës, a do duhej të reagonin fuqishëm institucionet? Ju si Komisionit qeveritar a keni zhvilluar ndonjë bisedë qoftë me krerët e shtetit apo ndërkombëtarët ?

E kam dëgju këtë rrëfim tejet shqetësues e në veçanti për familjarët. Ato informacione duhet të përpunohen nga organet kompetente, jo vetëm nga komisioni qeveritar. Policia për krime lufte ka për detyrë, obligim të hetojë dhe sigurojë informacione për vendodhjen e të trupave të cilëve mungojnë. Komisioni qeveritar është në proces të përpunimit të atyre informatave dhe kur të ndodh një gjë e tillë do bëhen kërkesat zyrtare përmes grupit punues që të mësohet gjegjësisht ato lokacione.

Komisioni do të merret me këtë informatë në mënyrën më serioze dhe profesionale, por pa u përpunuar informatat nuk mund të bëjm diç publike sepse nuk duam ta pengojmë procesin e hetimeve.

Më herët përmendën gërmimet në Rashkë. A do vazhdohen sërish gërmimet në këtë pjesë? Po në Kosovë, a do gërmoni sërish te ura e Ibrit në Mitrovicë?

Në Rashkë pesë herë janë ndërpre gërmimet, dhe tani kam informacione se gërimet do vazhdojnë sërish ka mesi i muajit prill në atë lokacion që sipas informatave është një varrezë masive.

Kurse sa i përket gërmimeve te ura e Ibrit në Kosovë nuk ka pasur gjetje dhe për momentin gërmimet janë të mbyllura, nëse ka informacione shtesë jo vetëm në këtë vend por çdokund do futet në agjendë për gërmim.

Së fundmi në varrezat ortodokse në Prizren janë gjetur mbetje mortore. A dyshohet për varrezë masive në këtë vend? A do vazhdojnë gërmimet?

Aktualisht në pjesën e varrezave ortodokse nuk ka ndonjë informacion për ndonjë pike tjetër që mund të ketë mbetje mortore. Aty është bërë eksshumimi, janë në procedure të analizës, nxjerrjes së AND-së dhe mbetet të shihet ç’do tregoj analiza.

A keni kërkuar pamjet vizuale satelitore nga NATO-së gjatë bombardimeve në Kosovë, në mënyrë që të shihet vendndodhja e varrezave masive të kosovarëve të vrarë gjatë luftës. A pritni gjatë këtij viti të merrni këto incizime dhe sa do ndihmonin ato?

Komisioni qeveritar ka kërkuar në vazhdimësi që Bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht forcat e NATO-s të na japin imazhe, apo incizime që mund të na ndihmojnë në gjetjen e varrezave masive në Serbi, por ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje prej tyre.

Ju së bashku me familjarët e të zhdukurve e keni cilësuar diskriminues Ligjin për persona të pagjetur. Çfarë ndryshimesh kërkoni dhe a pritni të përkrahet kërkesa juaj?

Që nga momenti kur është aprovuar ligji ka pasur vërejtje nga ana e familjarëve. Komisioni kuvendar për të drejtat e njeriut, peticione, barazi gjinore dhe persona të zhdukur ka marrë iniciativën për të shikuar ankesat e familjarëve dhe komisionit qeveritar dhe të bëj ndryshimin e ligjit.

Besoj se këtë vit do ndodh ndryshimi i këtij ligji, ka premtime për një gjë të tillë.

Për fund, cili është mesazhi juaj qoftë për familjarët e personave të pagjetur apo qytetarët?

Çdo qytetar që disponon ndonjë informatë që mund të ndihmojë sadopak edhe në fatin edhe të një personi le të na njofton sepse do ishte një shpërblim në veçanti për familjarët që jetojnë në ankth për 18 vite duke pritur një lajm për familjarët e tyre.

Megjithatë janë raste të izoluara ende ka familjarë të cilët besojnë se i kanë gjallë të dashurit e tyre, për çka do ishte befasi e këndshme nëse ndonjë do ishte i gjallë por shpresat janë tejet të vogla.

Për fat të keq ka ende familjarë që u besojnë informatave të rrejshme. Një rast i tillë është në Mitrovicë ku një familje që i ka katër djemtë e zhdukur më tepër i beson një mashtruesi nga ana e veriut (serb) se komisionit. Pra, familja i beson mashtruesit serbë që i thotë kësaj familje nga paslufta që i ka gjallë katër djemtë, për çka është pak e besueshme e që do ishte befasia më e këndshme. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?
Politikë

Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

01/04/2023
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit
Politikë

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?
Sociale & Shoqëri

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Lajme të tjera
Njoftimi nga Yildirim: Turqia i jep fund fushatës ushtarake në veri të Sirisë

Njoftimi nga Yildirim: Turqia i jep fund fushatës ushtarake në veri të Sirisë

Kreu i KQZ-së: e pamundur të shtyhen zgjedhjet më shumë se një javë

Kreu i KQZ-së: e pamundur të shtyhen zgjedhjet më shumë se një javë

Infeksionet urinare, faktorët që rrezikojnë femrat dhe meshkujt

Infeksionet urinare, faktorët që rrezikojnë femrat dhe meshkujt

TË FUNDIT

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?

2 minuta Më parë
Kur në Shqipëri alkooli ndalohej me ligj

Kur në Shqipëri alkooli ndalohej me ligj

12 minuta Më parë
Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

28 minuta Më parë
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

37 minuta Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023
Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli

Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli

31/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist