Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Premtimet e Veselit për rindërtim e ndërtim stadiumesh: si ngjajnë me ato të Thaçit për “komunat e reja”

by te Sheshi
11/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Premtimet e Veselit për rindërtim e ndërtim stadiumesh: si ngjajnë me ato të Thaçit për “komunat e reja”

Nga Blendi Gashi

Sa herë që ka fushatë në Kosovë, premtimet e dala nga goja e politikanëve kanë dhe një natyrë mbitokësore. Thënë ndryshe, droja që mos i marrin njerëzit për budallenj, pothuajse nuk ekziston.

Fjala vjen, formimi i komunave të reja, premtim ky i bërë nga presidenti aktual Hashim Thaçi gjatë 2013-tës, mbetet si mashtrimi më i madh që ju është bërë banorëve të fshatrave të ndryshme në vitet e fundit pasi nuk u realizua asnjëherë, ndërsa falë këtij premtimi Thaçi mori edhe mandatin e dytë si kryeministër.

Ndër lokalitetet që premtoi Thaçi se do bëhen komuna, janë: Vranjevci (lagje e Prishtinës), Zhegra, Hasi, Komorani, Kijeva, e fshatra të tjera, por që doli të ishte vetëm një premtim elektoral dhe asgjë më tepër.

Dhe rrugën pak a shumë të njëjtë si të Thaçit po e ndjek edhe pasaardhësi i tij në krye të PDK-së, Kadri Veseli, i cili në prag të balotazhit për Lokalet e 19 nëntorit po jep një premtim të madh, po aq sa të mikut të tij: po premton ndërtim rindërtim stadiumesh në qytete të ndryshme, konkretisht në ato komuna që gjendet në balotazh dhe synon marrjen e pushtetit, por jo vetëm.

Veseli ka premtuar se do të ndërtohen stadiume në Prizren, Vushtrri, do bëhet rindërtimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë (edhe pse ky i fundit është në fazën finale të rindërtimit).

“Mbi 100 milionë euro për ndërtimin e stadiumeve”

Më 6 nëntor Veseli gjatë një tubimi me simpatizant të Vushtrrisë në mbështetje të kandidatit të partisë së tij Ferit Idrizi i cili në balotazh do përballet me Xhafer Tahirin e LDK-së, premtoi atyre ndërtimin e një stadium olimpik si dhe ndërtimin e disa tereneve sportive.

“Me dekada, kjo komunë ka prodhuar yje të sportit, të përmasave ndërkombëtare, dhe krenohet më futbollistë si Ramadan Cimili, Isa Sadriu, Besnik Kollari, Armend Dallku, Shefki Kuqi, Samir Ujkani, Milot Rashica, me hendbolliste si Shqipe Tahiri, kikboksierë si Dardan Menxhiqi, e shumë e shumë sportistë të tjerë të dalluar. Në takimin e këndshëm që pata sot me sportistët vushtrrias u premtova atyre se me Ferit Idrizin kryetar në katër vjetët e ardhshëm, Vushtrria, sikurse edhe disa qytete të tjera, do të përfiton një stadium olimpik, si dhe së paku 13 terrena të reja sportive të disiplinave të ndryshme, 5 në qytet dhe 8 në fshatra anekënd komunës”, premtoi Veseli para vushtrriasve.

Kreu i PDK-së një ditë më vonë, pra më 7 nëntor qëndroi në qytetin e Kaçanikut ku bëri përurimin e stadiumit të ri që mbart emrin e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Beguncës, komunë në të cilën paria e tij është në balotazh dhe në ceremoni ishte edhe kryetari dhe kandidati për të parin e komunës dhe për një mandate tjetër, Besim Ilazi.

Fillimin e ndërtimit të këtij stadium Veseli e quajti paralajmërim të zhvillimit të hovshëm të sportit kaçanikas por jo vetëm me ç’rast premtoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të investohen mbi 100 milionë euro për ndërtimin e stadiumeve moderne ku përfahihen stadiumi i përfaqësueses së Kosovës, stadiumi olimpik në Prizren, si dhe stadiumet në Vushtrri, Mitrovicë e Prishtinë.

“Në Prizren do ndërtohet stadiumi i dytë më i madh në Kosovë”

Veseli ka premtuar edhe ndërtimin e një stadium në Prizren në të cilën komunë PDK-ja e tij është në balotazh me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se do të jetë stadium i dytë më i madh pas stadiumit Olimpik të Kosovës që së fundmi është marrë vendim të ndërtohet në fshatin Korreticë të Drenasit e që nga qeveria “Mustafa” ishte ndarë lokacioni për ndërtim në Bërnicë të Prishtinës për çka ngjalli reagime jo të vogla.

“Në komunën e Prizrenit do të ndërtohet stadium i dytë më i madh në Republikën e Kosovës”, ka premtuar Veseli.

“Do modernizohen stadiumet e Mitrovicës”

Veseli ka premtuar edhe modernizimin e dy stadiumeve që gjenden në Mitrovicë, atij “Adem Jashari” dhe stadiumit “Riza Lushta”, por pa dhënë një datë të saktë se kur do ndodh një gjë e tillë.

Edhe në këtë komunë PDK-ja e tij është në balotazh me AKR-në e Pacollit.

Veseli po ashtu ka premtuar edhe modernizimin e stadiumit të Prishtinës, por që duhet thënë se ky stadium është në fazën finale të rindërtimit.

Mbetet të shihet nëse këto premtime të Veselit për ndërtime e modernizime të stadiumeve do jetësohen apo do mbesin vetëm premtime elektorale si komunat e reja të Thaçit që asnjëherë nuk u formuan. /tesheshi.com/

Related Posts

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj
Politikë

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025
A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!
Analizë

A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!

23/05/2025
Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…
Individualitet

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Next Post
Risia e fundit e Insagramit: Tashmë mund të ndiqni edhe #hashtaget

Risia e fundit e Insagramit: Tashmë mund të ndiqni edhe #hashtaget

Mediat greke: çfarë ka ndodhur në negociatat sekrete të Kretës, Kotzias-Bushati?

Mediat greke: çfarë ka ndodhur në negociatat sekrete të Kretës, Kotzias-Bushati?

Drejtori i anti-korrupsionit në Kosovë i kërkon “një nder” Haradinajt…

Drejtori i anti-korrupsionit në Kosovë i kërkon "një nder" Haradinajt...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025
Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni