Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PRECEDENTI/ Dy ftesat e Thaçit që nuk e çuan Albinin në Presidencë

by te Sheshi
28/12/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
PRECEDENTI/ Dy ftesat e Thaçit që nuk e çuan Albinin në Presidencë

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i kandiduari i vetëm deri më tani për postin e kryeministrit, nuk është paraqitur në takimin konsultativ te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë edhe zyrtarisht nominimin për mandatar për formimin e qeverisë së re.

Dy ftesat që Thaçi ia adresoi Kurtit, nuk rezultuan me realizimin e takimit mes tyre.

Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë arritur ta finalizojnë me marrëveshje koalicioni procesin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndarjen e pushtetit dhe formimin e qeverisë.

Por, pavarësisht këtij fakti, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese që pasojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, procedurë kjo që u përmbyll të enjten, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ftoi liderin e partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurtin, në konsultime në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Kurti nuk u paraqit në takim, me arsyetimin se nuk ndodhej në Prishtinë.

“Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë deklaruar zyrtarë të Vetëvendosjes për Radion Evropa e Lirë.

Takimi ishte caktuar në orën 13.30. Por, pasi që Kurti nuk u paraqit aty, menjëherë pas, Thaçi bëri edhe përpjekjen e dytë, duke i dërguar letër Kurtit për një takim në orën 20.00.

“Ai nuk u paraqit në zyrën time ashtu siç pritej, sidoqoftë një ftesë e re do të pasojë së shpejti”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve që të mos e vonojnë krijimin e qeverisë. Njerëzit dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Thaçi.

Pas ftesës së dytë, Vetëvendosja ia përsëriti Thaçit se të premten, Kurti nuk mund të shkojë në takim.

Gjatë mesditës, zyrtarë të Vetëvendosjes patën deklaruar se Kurti ndodhej jashtë Prishtinës. Kurse në mbrëmje, Kurti është paraqitur në Prishtinë në një organizim të Vetëvendosjes për festat e fundvitit.

“I kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj, nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti, duke arsyetuar mosshkuarjen e tij në takim te presidenti Thaçi.

Kurti ka thënë se agjenda e tij nuk mund të bëhet aty për aty, gjatë ditës, duke pohuar se do ta takojë Thaçin, porse jo me urgjencë.

Caktimi i mandatarit për formimin e qeverisë ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në dinamikën e formimit të institucioneve, përkatësisht qeverisë, pasi që nga momenti i caktimit të tij, do të nisë rrjedhja e afatit ligjor prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re.

Duke e shmangur takimin me Thaçin, me çka pamundësohet edhe mandatimi i tij për postin e kryeministrit, Kurti besohet se fiton ndonjë ditë më shumë në përpjekjet e tij për arritjen e marrëveshjes me LDK-në për formimin e qeverisë.

Njohësi i zhvillimeve politike, Vigan Qorolli thotë se ftesa e presidentit nuk ndikon në nisjen e afatit ligjor prej 15 ditëve për formimin e qeverisë.

“Afati kushtetues 15 ditor nuk fillon të rrjedh sipas këtij dokumenti që është një akt pa titull të saktë shkresor, derisa ky afat kushtetues do të fillojë se efektuari juridikisht vetëm nga momenti kur Shefi i Shtetit ia dorëzon dokumentin zyrtar të nominimit kandidatit për Kryeministër”, ka shkruar Qorolli në Facebook.

Pas  seancës konstituitive të Kuvendit, të premten dy partitë që synojnë formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zgjedhur të heshtin. Nuk është raportuar as për ndonjë nismë të re për vazhdimin e bisedimeve.

Ndërkaq duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së re të Kuvendit, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë për mediat lokale se këto vendime në Kuvend e kanë kthyer në fillim procesin e negociatave ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së për formimin e qeverisë. Kjo për faktin se posti i kryetarit të kuvendit, sipas Mustafës, ishte pjesë e negociatave mes këtyre dy partive politike dhe tani Vetëvendosje, si parti fituese, pritet që t’i propozojë një ofertë të re LDK-së për koalicion dhe bashkëqeverisje.

Në anën tjetër, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, në paraqitjen e tij para mediave pas konstituimit të Kuvendit, e kishte cilësuar si vendim krejt normal zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ngase sipas tij, Vetëvendosje nuk preferon zvarritjen e formimit të intitucioneve të reja.

Në bazë të Kushtetutës, fillimisht presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, në këtë rast Vetëvendosjen, për ta formuar Qeverinë.

Në bazë të Kushtetutës, kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e legjislativit.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Por, në rast se as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre. Anëtarët e qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. REL

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Next Post
PROJEKTET/ Kauza e Gretës: BE, miliarda euro drejt në Ballkanit

PROJEKTET/ Kauza e Gretës: BE, miliarda euro drejt në Ballkanit

Aushvici identifikon dy të tretat e të burgosurve

Aushvici identifikon dy të tretat e të burgosurve

Trump do t’i “presë udhë”, Moska: Nord Stream 2, gati në fundin e 2020-ës

Trump do t'i "presë udhë", Moska: Nord Stream 2, gati në fundin e 2020-ës

TË FUNDIT

  • Të fundit
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025
Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni