Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pranvera e padëshiruar për malishevasit: Sërish të rrezikuar nga rriqrat

by te Sheshi
06/03/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Pranvera e padëshiruar për malishevasit: Sërish të rrezikuar nga rriqrat

Nga Bashkim Kastrati

Tashmë kur temperaturat po ngritën dhe po afron pranvera, qytetarëve të Komunës së Malishevës u shtohet rreziku që të prekën nga rriqrat. Para disa ditëve është raportuar se është shënuar rasti i parë për këtë vit, ku një person është pickuar nga rriqrat.

Ndërkaq më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në zona rurale dhe që merren me punë bujqësore, që do të thotë se mundësia për t’u pickuar nga rriqrat është e madhe.

Sëmundja “Crime Congo”, ose ethet hemorragjike të rriqrave, që shkaktohet kryesisht nga pickimi i rriqrave, ka marrë shumë jetë në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Edhe pse janë bërë fushata vetëdijësuese, janë spërkatur zonat problematike në komuna të ndryshme, rriqrat çdo vit kanë shkaktuar viktima.

Komuna e Malishevës me ndihmën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e bën dizensektimin e hapësirave në këtë komunë. Ky hap i ndërmarrë ka ndikuar që gjendja të jetë më e mirë.

Edhe për këtë sezon Komuna e Malishevës me kapacitetet që i ka është e përgatitur për sezonin e pranverës. Zyra për informim e Komunës së Malishevës ka thënë për tesheshi.com se kjo komunë është duke ndërmarrë të gjitha masat për të evituar sa më shumë pickimet nga rriqrat, të cilat mund të jenë edhe vdekjeprurëse.

“Rreziku nga rriqrat është permanent, edhe pse në tri vitet e fundit nuk ka pasur raste te vdekjeve. Brenda kompetencave, Komuna e Malishevës, është e përgatitur edhe këtë vit.
Veprimet janë të harmonizuara me Strategjinë Nacionale për Luftimin dhe Parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, ku përfshihen, fushata vetëdijesuese, trajnimin e rasteve te prekura nga rriqrat, fushatat e repelimit të kafshëve dhe fushatat e dezinsektimit të zonave endemike”, thuhet në përgjigje.

Ministria e Bujqësisë ende nuk ka ndarë fondet për dezinsektim

Komuna e Malishevës nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur sezonin e ri pranveror dhe rrezikun e pickimit nga rriqrat dhe në këtë drejtim është e nevojshme përkrahja e nivelit qendror, konkretisht Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Por sipas zyrës për informim të Komunës së Malishevës, këtë vit ende nuk kanë marrë përkrahje nga kjo ministri.

“Viteve të kaluara kemi pasur përkrahje, ndërsa këtë vit, sipas të dhënave, Ministria e Bujqësisë, ende nuk ka ndarë fond për dezinfektim”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, në Kosovë në vitin 2000-2016 janë shënuar 189 raste, nga të cilat 49  me vdekje, ndërsa vetëm në Malishevë nga 76 raste, 18 nga to kanë rezultuar fatale.

Në këtë komunë viti 2013 ishte më dramatik pasi që nga 17 persona të infektuar, 6 prej tyre patën vdekur.

Ndërkaq, sipas statistikave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rezulton 50 për qind e territorit të Kosovës qytetarët kanë qenë të prekur nga kjo sëmundje. Por kulmi i paraqitjes së sëmundjes ka qenë viti  2001,2005,2010 dhe viti 2013.

Çfarë janë rriqrat, koha kur paraqiten dhe si duhet të mbrohemi

Rriqrat janë krijesa të imta të cilat quhen parazitë. Ato ushqehen me gjakun e shumë kafshëve, nganjëherë edhe të njeriut. Rriqrat nuk kane krahë për të fluturuar, gjithashtu nuk mund të kërcejnë por ato udhëtojnë me këmbë apo transportohen nga kafshët ose shpezët.

Sezoni i rriqrave zgjat nga pranvera (mars) deri në vjeshtë (tetor/nëntor). Rriqrat janë prezent në 50% e territorit të Republikës së Kosovës në një lartësi mbidetare prej 334m -634m, jetojnë në pyje drurësh gjethorë, në shkurre deri në një lartësi maksimale prej 1,5 m mbi tokë si dhe në bari të lartë, ato presin gjahun e tyre ku duke kaluar pranë njeriu mund t`i merr me vete ku mund të pickohet nga to.

Problemi me pickimin e rriqrave në Kosovë ishte shfaqur për herë të parë në vitin 1954 në Nishor të Komunës së Suharekës, kur për pasojë vdiqën  8 persona në një familje.

Duke marrë parasysh që rriqrat gjenden në zona rurale, duhet shmangur sa më shumë ecjet nëpër mal dhe livadhe. Fëmijët duhet që të mos lejohen të luajnë në ambiente të tilla.

Duhet veshur rroba që mbulojnë mirë trupin. Mundësisht të shmangen shkurret dhe bari i lartë. Pas kalimit në pyll dhe shkurre, të kontrollohet trupi me kujdes të mos ketë rriqra, tek fëmijët të kontrollohet dhe lëkura e kokës (detyra e prindërve).

Pickimet e rriqrave nuk shkaktojnë dhimbje dhe shpesh herë i shpëtojnë syrit. Në rast të gjetjes së një rriqre të kapet ajo me një piskatore sa më pranë lëkurës dhe të tërhiqet drejt, të desinfektohet lëkura. Lëkura të mos lyhet me vaj, kollë ose vazelinë.   Vendi i pickimit të shënjohet me diçka, duke shënuar dhe datën e pickimit.

Personat që jetojnë në këto zona duhet që kohë pas kohe të kontrollojnë trupin e tyre se mos i është ngjitur ndonjë rriqër. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Një Top Story i çuditshëm i Ballës dhe kërkesa e Muç Nanos për të folur në çadrën e PD-së

Një Top Story i çuditshëm i Ballës dhe kërkesa e Muç Nanos për të folur në çadrën e PD-së

Mogherini, apel Gruevskit: Mos luaj me zjarrin!

Mogherini, apel Gruevskit: Mos luaj me zjarrin!

Sonte në Champions League: mision i vështirë për Napolin e Arsenalin

Sonte në Champions League: mision i vështirë për Napolin e Arsenalin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni