PD nuk pranon që të votojë emrin e njeriut të saj, ish-ministrit të Financava dhe ish-Sekretaritë Përgjithshëm në parti Ridvan Bode, si anëtar të Bordit të Bankës së Shqipërisë, për faktin se është i përzgjedhur nga kryeministri Rama.
“Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i shumicës. Nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne, t’i caktoni ju”, tha kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho.
Nga ana tjetër, ishte Balla nga PS ai që tha se i duhet njohur merita kryeministrit për këtë zgjedhje.
“Për herë të parë, Rama ka zgjedhur 2 kandidatura nga opozita. Të më thuash ti që Ridvan Bode është i kapur. Nuk mund ta thojë Oerdi kur ai ka qënë ministër në dy qeveri të Berishës. As zonja Tavo nuk është përfaqësuese e PS-së”, tha Balla.
Opozita druhet se mos mazhoranca po kap Bankën e Shqipërisë, një institucion që tradiciaonalisht i ka shpëtuar ndikimit politik apo kapjes nga politika. Këtë e pohoi dhe vetë Rama javë më parë, kur vlerësoi përzgjedhjen e një emri si Ridvan Bode, për të qenë anëtar bordi. Por opozita e ka parë këtë si një hile nga Rama e një “tradhëti” nga Bode. /tesheshi.com/