Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pranimi publik i një bashkëjetese: ajo që znj. Duma duhet ta “pranojë me dhembje” për Salianjin…

Nuk është çështje të burgu: politikani i PD-së vuan te tjera gjëra në të bërit politikë

by te Sheshi
27/09/2024
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Pranimi publik i një bashkëjetese: ajo që znj. Duma duhet ta “pranojë me dhembje” për Salianjin…
82
SHARES

Grida Duma, një ish-politikane jetëshkurtër pa shkëlqim, e cila është konvertuar në moderatore debatesh politike gjithashtu pa shkëlqim në TCH, ka pranuar publikisht bashkëjetesën me ish-kolegun e saj në PD, Ervin Salianji. Pra, në ditën kur ndaj këtij të fundit është vulosur verdikti i gjyqësor për t’u ndëshkuar me një vit burg për “kallëzim të rremë” – çështja “Babale” – ajo, nga studio e saj ka thënë, në formën e vet origjinale, me një shqipe të spërdredhur në fraza herë të qarta e herë të paqarta:

“Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik. Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.

Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”.

 Por siç e thotë dhe vetë znj. Duma, veç denoncimit, tipik politik, madje tipik të forcës që përfaqëson, e cila e ka denoncimin fytyrë të saj, atë dhe veç atë, me një mungesë ulëritëse të çdolloj karakteristike tjetër tërheqëse, pasqyrim i natyrës denoncuese apo akuzuese të vetë Berishës si prototip politik i papërmisueshëm, Salianji nuk ka asgjë tjetër ku spikas. Ndaj dhe veç “Babales”, me të cilin identifikohet tashmë politikisht, nuk i ka ofruar asgjë tjetër, në kuptimin e ndonjë veçantie, politikës shqiptare.

Si shumë emra të tjerë në politikë, veçanërisht në PD, nëse i heq arsyen politike të të qënit publik, në personin e tij nuk mbetet apo nuk ka asgjë tjetër për të cilën do ia vlente të dëgjohej. Është aso figure që të jep ndjesinë që nuk ka lexuar një libër në jetë, gjë që të lë më pas të shokuar kur mëson se është mësimdhënës universitar(!!!). Por edhe me këtë të dhënë në nivel shakaje, mjafton ligjërimi i tij politik i llojit katastrofik për ta kategorizuar te aksidentet në politikën shqiptare.

Se fjala vjen, edhe sikur audiopërgjimi “Babale” me shënjestër vëllain e ish-ministrit Xhafaj të ishte i vërtetë, sajimi i të cilit po e çon në burg, ai, në respekt të vetëvetes, të ngritjes së një profili politik të fisëm tej akuzave të rëndomta dhe të dala boje, nuk duhej të ishte angazhuar dhe identifikuar me të. Por fakti se është angazhuar dhe identifikuar me “Babalen”, do të thotë se është një asgjë tej “Babales”.

Dhe znj. Duma, një leksiondhënëse që pretendon të jetë e shquar në zbërthimin e psikologjisë njerëzore, duhet ta kuptojë e ta pranojë këtë me dhembje, tej ndjenjave sentimentale për Salianjin. /tesheshi.com/             

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Erdogan: Një turp nën çatinë e OKB-së!

Erdogan: Një turp nën çatinë e OKB-së!

A keni dëgjuar për Eksperimentin e Burgut të Stanfordit?

A keni dëgjuar për Eksperimentin e Burgut të Stanfordit?

Gafa epike e presidentit të Haitit në OKB

Gafa epike e presidentit të Haitit në OKB

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni