Gjithçka është gati për finalen e madhe të Champions League, ku tashmë po gumëzhijnë zërat mbi atë se kush do e ngrejë kupën prestigjoze të futbollit europian.
Disa prej tyre janë të sigurt se kampioni i ri do të jetë Liverpool-i, që vjet e humbi përballë Realit, pak për gafat e portierit e pak nga dëmtimi me dalje nga fusha e Muhamed Salah, ndërsa të tjerët parashikojnë një surprizë dhe mendojnë se do jetë Tottenham triumfues.
Finalja do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Atletiko Madrid në kryeqytetin spanjoll.
Dhe në prag të përballjes së madhe, në profilin zyrtar të UEFA-s, Ronaldo i Brazilit, i cili luajti në Europë por kurrë në ishull, ka shfaqur idenë e tij mbi rezultatin e ndeshjes.
Ronaldo parashikon fitoren e Liverpulit me 3: 1 dhe ka provokuar kështu një entuziazëm të tifozeri “Reds”.
Në Premier League, Liverpool nuk është surpizuar nga Tottenham, por ajo çfarë shfaqën “Spursat” me Ajaxin e frikshëm, duke e turpëruar në “Johan Krujf Arena”, i bën ata të paparashikueshëm. /tesheshi.com/