Partia Popullore Evropiane – PPE pezulloi të mërkurën partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban – Fidesz.
Pezullimi do të thotë se Fidesz nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet e PPE-së, se nuk ka të drejtë të votojë dhe as të drejtën për të propozuar kandidatë për çdo zyrë.
Orban tha se kishte rënë dakord vullnetarisht të pezullonte pjesëmarrjen e Fidesz në punën e PPE.
Ndëshkim vjen për shkak të fushatës së kësaj partie kundër presidentit të KE-së Jean Claude Juncker dhe filantropistit George Soros, të cilët i akuzon si nxitës së emigracionit. /tesheshi.com/