Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Postpanairi i punës në Tiranë, sa të vërteta janë 5 mijë vendet e punës të reklamuara aty

by te Sheshi
02/05/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Postpanairi i punës në Tiranë, sa të vërteta janë 5 mijë vendet e punës të reklamuara aty

Nga Entela Canaj

panairi-i-punes-2015-29-prill-4

Për tri ditë me radhë qëndroi i hapur në Tiranë, Panairi i Punës, 2015. Mbi 5 mijë vende pune u ekspozuan në stendat e 65 kompanive, të gatshme për të pritur të gjithë ata që ishin në kërkim të një vendi pune.  Ish-ministri Erjon Veliaj, në ditën e parë të çeljes së tij i ftoi të rinjtë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij panairi, por pyetja që bëjnë ata sot është se sa reale janë këto vende pune?! Megjithëse nuk iu kushtoi asgjë të aplikonin, pjesa tjetër se sa shanse do kenë të punësohen e të marrin një rrogë të mirë, kjo mbetet për t`u parë kur të thirren për intervista.

Besimi apo zhgënjimi nga panairi është deri diku individual, por optimizmi duket se zbret sipas moshës. “Nuk ka punë për ne.

Dilaver Selillari punekerkues

Unë kam kërkuar punë në një kompani interneti, por nuk më kanë marrë edhe pse me eksperiencë në këtë fushë. Vura re se duan lekë edhe për t`u futur në punë. Unë kam punuar me kabllot e internetit në disa kompani më herët por ndodhi që u shkurtuan vendet e punës dhe më hoqën. Këtu në panair nuk gjeta asnjë punë, edhe pse kishte kompani interneti. Më thanë që nuk kanë punë, nuk e di tani a duan lekë apo çfarë? Vështirë për punë në Shqipëri, unë plotësova një CV po nuk e di në do më marrin, vetëm kur të filloj punë atëherë do e besoj. Edhe te zyrat e punës kam qenë dhe më kanë thënë që nuk ka punë, të paktën atë lloj pune që kërkoj unë,” tha Zamir Zeneli nga Tirana rreth 50 vjeç. Edhe një student i inxhinierisë në Tiranë tha se nuk besonte se shifrat e punësimit janë të gjitha reale. “Unë do aplikoj një herë, por nuk besoj se shifrat janë të gjitha reale. Se di do shoh një herë çfarë mundësish ofrojnë në çfarë dege kërkojnë saktësisht pasi të shoh dhe të më kontaktojnë, atëherë do e vërtetoj nëse janë reale këto 5 mijë vende pune apo jo. Unë jam inxhinier gjeodet dhe e shoh me perspektivë të ardhmen time në këtë degë pasi është një degë që ka shumë pak kërkesa edhe shumë pak studentë,”.

Zamir Zeneli punekerkues ne panairin e punes 2015

Ndërsa Dilaveri, një i ri nga Berati që jeton në Tiranë me bashkëshorten e tij, është më optimist për shanset dhe hapësirat që ofrojnë panairet e punës. Ndoshta sepse vetë ai ka pasur fat. “Unë sot nuk kam aplikuar jo vetëm për veten time, por edhe për familjarët e mi, duke dorëzuar CV-të e tyre, pasi nuk kishin mundësi të aplikonin vetë. Unë personalisht jam në punë por prapë dua një punë part-time, një punë të dytë, sepse situata ekonomike ka vend gjithmonë për përmirësim. Ofertat e punësimit mu dukën të mira në përgjithësi. Unë vetë të them të drejtën kam eksperiencë të mirë me panairet, pasi punën që kam tani edhe pse nuk jam në profesionin tim e kam gjetur në panair para dy vitesh. Mendoj se ke rezultate nëse di të kërkosh; por për profilet specifike është e vështirë të gjesh punë, pasi më shumë hyn miku se sa aftësia, ndërsa për profilet e përgjithshme edhe ka punë. Unë për shembull dua të punoj në profilin tim dhe jam i specializuar për hartim fushatash marketingu, dhe jo për thjesht shitje, por nuk kam gjetur diçka të përshtatshme. Por gjithsesi mendoj se  panairet janë një udhëzim drejt punësimit,” tha Dilaver Selillari.

Edhe Dritani i diplomuar për ekonomi-biznes, këtë vit u ndodh në panair jo si punëkërkues, por si përfaqësues i një ndërmarrjeje që ofron punë. Ai u punësua në këtë sipërmarrje në Panairin e Punës së vitit të kaluar. “Si sot një vit më parë jam paraqitur tek Panairi i Punës. Jam paraqitur tek stenda e një kompanie private që merret me bojëra. Jam marrë në intervistë nga stafi dhe tani kam marrë pozicionin e menaxherit të shitjeve tek kjo kompani. Sot jam pjesë e burimeve njerëzore,” u shpreh ai.

Por rastet janë nga më të ndryshmet. Ka kush është i kënaqur dhe kush është i zhgënjyer, megjithatë ajo çka vihet re vit pasi është fakti se në tërësi panairet zhgënjejnë. Kështu ndodhi edhe me Jonidën, një inxhiniere e re mjaft e përgatitur si nga rezultatet e shkollës ashtu edhe nga eksperienca e punës që ka pasur deri më tani. Në panairin e vitit të kaluar bashkë me një grup të rinjsh të tjerë ajo u përzgjodh për tu punësuar nga një firmë ndërtimi në Tiranë, dhe iu ofrua një rrogë prej 1 mijë euro. “Tingëlloi shumë e bukur për të qenë e vërtetë!”,  kështu u shpreh edhe Jonia një vit më parë, e cila e nisi me shumë dëshirë dhe pasion këtë punë, por rezultati ishte një zhgënjim total. Sot ajo është e papunë dhe kurrë nuk i mori 1 mijë eurot. Tregon se kompania nuk i ofroi as gjysmën e asaj që iu tha në panair, e për më tepër u përball me kushte të vështira pune, orare të tejzgjatura, e vonesa rroge aq sa u detyrua të largohej. Fatkeqësisht raste të tilla ka shumë, ku sidomos të rinjtë janë ata që punësohen me paga shumë të ulëta e mbahen në punë të zezë, ndërkohë që shteti që organizon të tilla panaire, lipset të kontrollojë edhe postpanairin, për të parë se sa reale janë këto punësime, e si sillen punëdhënësit me punëmarrësit!

Edhe pse nisma të tilla janë pozitive, sërish nuk janë zgjidhje për papunësinë në vend, pasi shifrat janë shumë më të larta se sa 5 mijë vendet e punës që ofrohen këtu. Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportoi së fundmi për 150 mijë vetë të regjistruar në zyrat e punës; pa llogaritur këtu edhe shumë të papunë të tjerë që nuk janë regjistruar në këto zyra. Ndërkohë INSTAT në raportin e tij të fundit pranoi se Shqipëria jo vetëm që është një nga vendet me papunësinë më të lartë në rajon, por edhe me pagat më të ulëta, ku mesatarisht një orë pune llogaritet 2.2 euro. Ky mund të jetë një lajm i mirë për investitorët por jo për buxhetet e familjeve shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Mustafa: Fatmir Sejdiu njeri i pa shpresë

Mustafa: Fatmir Sejdiu njeri i pa shpresë

(Mos)trashëgimia e pronës nga femrat në Kosovë, kërkohet debat i mirëfilltë

(Mos)trashëgimia e pronës nga femrat në Kosovë, kërkohet debat i mirëfilltë

Rama nga Kukësi: Eksodi dhe varfëria nuk lindi tani. Po spekulohet

Rama nga Kukësi: Eksodi dhe varfëria nuk lindi tani. Po spekulohet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni