Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Vulin: Krijimi i botës serbe s’mund të ndalet

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

(Mos)trashëgimia e pronës nga femrat në Kosovë, kërkohet debat i mirëfilltë

Nga te Sheshi
02/05/2015
në Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
(Mos)trashëgimia e pronës nga femrat në Kosovë, kërkohet debat i mirëfilltë
11
SHPËRNDARJE

 

Nga Donat Maloku

Të drejtat e grave mbeten një nga sfidat kryesore për zhvillimin e shoqërisë së Kosovës, në veçanti në lidhje me të drejtën e tyre për ta trashëguar pronën dhe pjesëmarrjen e tyre të barabartë në ekonomi.

Ligjet e Kosovës garantojnë të drejtat e barabarta për burrat dhe gratë, por ndikimi i kulturës, traditës, kushtet ekonomike dhe niveli i arsimimit kanë ndikuar kundër arritjes së barazisë së paraparë me ligj.

Femrat në Kosovë, në shumicën e rasteve, nuk e gëzojnë të drejtën e trashëgimisë familjare, pasi pasuria e familjes ndahet në mënyrë të barabartë vetëm mes meshkujve të familjes.

Sociologët thonë se pasuria duhet t’u ndahet në mënyrë të barabartë si meshkujve po ashtu edhe femrave.
Studiuesit e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut shtrojnë nevojën që të organizohet një debat  i mirëfilltë në mënyrë që femra të mos e ndjej veten të diskriminuar në këtë aspekt.

Veç 10 përqind e grave e kanë trashëguar pasurinë

10660360_772908482815963_3812158991894366234_n

Sociologu Ferdi Kamberi thotë se pavarësisht faktit që është obligim ligjor, por edhe moral nga prindërit që t’iu ndahet pasuria si meshkujve po ashtu edhe femrave, për fat të keq kjo ende qëndron larg një barazie të tillë, megjithëse shumë mekanizma, OJQ, media, por edhe vetë emancipimi i femrës së fundi ka bërë që të shihet një progres i vogël, megjithatë ende pothuajse është në fazën embrionale të saj…!

“Nëse femra kërkon trashëgimin dera e shtëpisë së prindërve do t’iu mbyllet dhe pastaj nuk ka edhe ku të shkon për vizitë familjare. Pastaj studimet e ndryshme flasin se pjesa më e madhe e pasurisë është e regjistruar në emër të kryefamiljarit, gjë që është tepër problematike për t’iu dhënë femrës,etj”.

“Gjinia mashkullore prin për nga dominimi apo trashëgimi i pasurisë se sa gjinia femërore. Në këtë drejtim, sipas një studimi të bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temë: E drejta e Trashëgimisë Pronësore e Grave në Kosovë (mars, 2011, fq. 42.”, thekson se “…Të pyetura sesa përqindje gratë dhe burrat në Kosovë e kanë trashëguar pasurinë, respodentët siç shihet edhe në grafikon, (15) në përqindje më të lartë kanë prezantuar më shumë burrat sesa gjininë e tyre. Kësisoj, vetëm 10 për qind e grave e kanë trashëguar pasurinë, ndërkaq të njëjtën gjë e kanë bërë 80 për qind e burrave”, edhe për kundër faktit që ligji nuk bënë dallime. Megjithatë, në këtë drejtim duhet thënë se problemi është tek vetëdija e ulët e shoqërisë kosovare dhe mos zbatimi i ligjit në këtë kontekst”, ka deklaruar sociologu Kamberi për portalin “Te Sheshi”.

Besim Mehmeti, jurist ( Studiues i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut), ka thënë  për portalin “Te Sheshi”, se të gjithë personat fizik në kushte të njëjta janë të barabartë në trashëgimi.

11188357_772908646149280_1537678735914554329_n

“Konsideroj se e drejta për të trashëguar është e drejtë themelore e gruas në Kosovë, e cila i garantohet me Kushtetutë dhe Ligjin për Trshëgiminë. Ligi për trashëgimi në nenin 3 qartë thërret në barazinë për të trashëguar  “Të gjithë personat fizik në kushte të njëjta janë të barabartë në trashëgimi”, duke e përfshirë edhe gruan si subjekt i barabartë për të trashëguar. Pastaj vlen të përmendet se gruaja me Ligjin për Trashëgimi bënë pjesë në radhën e parë të trashëgimtarve. Një e metë gjuhësore që mund të cekim në këtë ligj ka të bëjë pikërisht me fjalën ‘bashkëshort’ dhe asnjëherë nuk thuhet ‘bashkëshortja’. Përkundër emancipimit dhe ngritjes në pozitë të femrës, e drejta në trashëgimi ka mbetur si e anashkaluar nga shoqëria. Për të drejtën e femrës në trashëgimi duhet një debat i mirëfillt në mënyrë që femra të mos e ndjej veten të diskriminuar në këtë aspekt”, ka deklaruar Mehmeti.

Pasuria u ndahet vetëm vëllezërve jo edhe motrave

11174929_772908756149269_8981708339191023521_n

Albana Hoti, një qytetare nga Prishtina, thotë  se se në familjen e saj nuk ka pasur pasuri të madhe që të ndahet si për djemtë, ashtu edhe për femrat. “Ne familja jonë nuk kemi pasuri të madhe për ta ndarë për motrat dhe për vëllezërit. Besoj se sikur të kishte pasur pasuri, do ta kishin ndarë njësoj pë rtë gjithë fëmijët. Unë jam rritur në aso fryme që pasuria duhet të ndahet dhe pse te ne shumë rrallë ndodh”, thotë Edita.

Florie Berisha një grua 40-vjeçare nga një fshat i Prishtinës ka thënë për portalin tonë se pasuria duhet të ndahet në mënyrë të barabartë për të dyja gjinitë¸ por shtoi se fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodh në vendin tonë. “Pasuria duhet të jetë e ndarë barabartë, si për vajzën ashtu edhe për djalin, por nuk po ndodh kështu. Unë dhe motra jemi të martuara. Nuk kemi trashëguar pasuri nga familja e prindërve. E gjithë pasuria çka ekziston është ndarë në mes tre vëllezërve që kemi. Unë dhe motra lëre që nuk kemi marrë asgjë por as nuk na kanë treguar për ditën që do të ndahet pasuria. Megjithatë¸ne nuk kemi këkruar pasuri pasi kemi qenë në dijeni se pasuria do të ndahet vetëm në mes vëllezërve dhe një kërkesë e jona kemi besuar që do të ishte e papranueshme”, ka deklaruar 40-vjeçarja.

Presidentja, Atifete Jahjaga lidhur me këtë temë kohë më parë ka shprehur brengën e saj duke thënë se gruaja kosovare ka mbetur prapa në realizimin e të drejtës në pronë si pasojë e të drejtës zakonore dhe të marrëdhënieve tradicionale brenda familjes dhe shoqërisë kosovare. “Ne duhet të punojmë të gjithë më shumë që të krijojmë një ambient të përshtatshëm i cili i pranon këto vlera të reja të gruas. Askush nga ne nuk mund të jetë i kënaqur nëse gruaja përjashtohet apo privohet nga e drejta e trashëgimisë apo nëse gruaja vlerësohet më pak se mashkulli në të drejtën e pronës“, ka deklaruar presidentja Jahjaga.

OSBE, katalog për qasje të barabartë

Misioni i OSBE-së në Kosovë nga data 17 marsi deri më 1 prill 2015, ka organizuar disa punëtori me temë të drejtat e grave në pronë.

Misioni i OSBE-së është duke hartuar një katalog i cili përmban informata rreth mekanizmave që janë në dispozicion për t’iu siguruar grave qasje të barabartë në të drejtën e pronës dhe të banimit. Të dyja këto publikime do të botohen në pjesën e dytë të 2015.

Gratë  nuk  trashëgojnë pronë as kur u vdesin baballarët ose burrat

Në një raport të publikuar kohë më pare nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thuhet se: “Në shumë familje shqiptare anembanë Kosovës (veçanërisht ato që  janë  të  varfra  ose  nga  zonat  rurale),  gratë  nuk  trashëgojnë  pronë  kur  u vdesin  baballarët  ose  burrat.  Në  shumicën  e  rasteve,  në  mungesë  të  vëllait ose djalit, prona i jepet mashkullit më të afërt të personit të ndjerë”.

E drejta e gruas në trashëgimi në nivel të Kosovës shfrytëzohet më së shumti në qytetin e Prizrenit, është konklduar në një debat të organizuar nga organizata joqveritare”EC Ma Ndryshe”.

Shfrytëzimi dhe e drejta për të zotëruar pronën mbetet faktor i rëndësishëm i fuqizimit ekonomik të gruas.
Trashëgimia familjare në Kosovë është e rregulluar me Ligjin për familje, sipas të cilit e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes, njësoj, pa marrë parasysh gjininë.
Ndryshe, e drejta në pronë është një e drejtë themelore që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik i vendit. /tesheshi.com/

 

 

Të ngjashmeLajme

Avokati që thjesht ia fut kot!
Opinione

Avokati që thjesht ia fut kot!

26/06/2022
Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!
Ekonomi

Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!

26/06/2022
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?
Ekonomi

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Lajme të tjera
Rama nga Kukësi: Eksodi dhe varfëria nuk lindi tani. Po spekulohet

Rama nga Kukësi: Eksodi dhe varfëria nuk lindi tani. Po spekulohet

Ja si përgatiten oficerët shqiptarë në Akademitë ushtarake të Turqisë

Ja si përgatiten oficerët shqiptarë në Akademitë ushtarake të Turqisë

Legjionarët/  Shpërthen Salihi, realizon dy golësh me Hapoelin

Legjionarët/ Shpërthen Salihi, realizon dy golësh me Hapoelin

TË FUNDIT

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

33 minuta Më parë
Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

1 orë Më parë
Erdogan trishton sërish Suedi-Finlandën

Erdogan trishton sërish Suedi-Finlandën

2 orë Më parë
Pamje: Kirili për pak “thyen qafën”

Pamje: Kirili për pak “thyen qafën”

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Avokati që thjesht ia fut kot!

Avokati që thjesht ia fut kot!

26/06/2022
Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!

Kardhiq-Delvinë: shiriti gati!

26/06/2022
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist