Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    Vartësi i Albin Kurtit nga veriu: S’mund t’ja lëmë Serbisë këtë tokë!

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    BE-ja, drejt një milion raketave në vit

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    Ministri Svelça: Ja si sulmohen shqiptarët në veri

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

RETRO/ Portret: Pavarësia shkon në klasën e parë!

Nga te Sheshi
17/02/2016
në Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
RETRO/ Portret: Pavarësia shkon në klasën e parë!
13
SHPËRNDARJE

Shkrimi i publikuar një vit më parë, ditën kur nisi udhën informuese dhe portali tesheshi.com

Më 17 shkurt 2008 ndwrsa deputetët kosovarë shpallën Kosovën të pavarur, pati ardhur në jetë vajza e cila për nder të statusit që sapo kishte marrë shteti u emërua Pavarësia. Shtatë vjet më vonë ajo ndjek mësimet në klasën e parë të shkollës fillore “Hasan Zyko Kamberi” të fshatit Sllovi. Portali Sheshi ua sjellë reportazhin e një dite nga “ditët mësimore” të nxënëses më specifike në Kosovë  

Nga: Jeton Llapashtica

Siç e kanë zakon fëmijët, edhe ajo zgjohet herët. E përderisa përqendrimi i  prindërve dhe familjarëve të tjerë është tek ajo, vetë Pavarësia vëmendjen e ka diku tjetër – tek librat dhe shkolla.

Ajo tashmë i ka bërë shtatë vjet – ndërsa shkolla, mësimet e detyrat e shtëpisë, si dhe  shokët dhe shoqet e klasës janë bërë përditshmëri e saj.

Shtatë vjet më parë, më 17 shkurt 2008, në ditën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shpallnin Kosovën shtet të pavarur, kishte ardhur në jetë fëmija i parë i lindur në Republikën e Kosovës, që për nderë të kësaj dite ishte emëruar Pavarësia.

Pavarësia është fëmija i parë i prindërve Xhevdet dhe Lumturije Sopa. Përveç një fëmije, ajo simbolizon edhe shtetin e Kosovës teksa i mbushë “vitet e rinisë”.

Ekipi i portalit Sheshi ka qëndruar për një kohë në familjen Sopa në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, nga ku ka parë për së afërmi një pjesë të ditës së shtatëvjeçares më specifike në Kosovë.

Pasi është zgjuar nga gjumi, ka ngrënë mëngjes së bashku me familjarët e tjerë dhe është “përpjekur” me detyrat e shtëpisë, është nëna e saj, Lumturija, e cila e ka veshur me “rrobat e shkollës” për tu nisur për shkollë.

Derisa flokët gjysmë të dredhura i valëviten nga era e lehtë, pranë i rri çanta me libra, të cilën ende nuk e ka vendosur në krahë, e ëma e saj përkujdeset që t’ia mbathë çizmet e vogla – që është hapi i parafundit para se të niset për shkollë.Brenda_1

Pasi e vendosë çantën me libra në të dy krahët, për të cilën gjë, sikurse për shumë të tjera,  përkujdeset nëna e saj, dhe pas shkëmbimit të puthjeve në mes të amës e bijës, Pavarësia merr rrugën për në shkollë.

Mësimi fillon në orën një, ndërsa diku pas orës dymbëdhjetë kah shtëpia e saj kalon minibusi që bartë nxënësit shkollë-shtëpi dhe anasjelltas.

Ajo duhet të kalojë nëpër dyqanin e axhës së saj, për të dalë në rrugë, ku pas pak do të ndalet minibusi.Brenda_31-1024x683

E ëma krenare për shkollimin e Pavarësisë

Vetë nëna e Pavarësisë, Lumturija, thotë se është krenare që sivjet ka dërguar në klasë të parë vajzën e saj, veçanërisht për faktin se ajo simbolizon edhe shtetin e Kosovës.

“Kur e kam nisur për klasë të parë ka qenë ndjenjë e veçantë, kur e dërgon fëmijë e parë në shkollë ishte kënaqësi e veçantë”, thotë ajo, teksa shton se me kënaqësi i ndihmon në çdo gjë që ka të bëjë me shkollimin.

Nëna e Pavarësisë, thotë se bijën e saj e kanë mirëpritur jashtëzakonisht mirë në shkollë. Të gjithë. Nxënësit dhe stafi i shkollës.

“Zakonisht këtë e veçojnë edhe në rrugë edhe në shkollë edhe gjithkund. Edhe nxënësve iu pëlqen që e kanë afër Pavarësinë. Shpesh edhe kur recitojnë ndonjë vjershë ose këndojnë kërkojnë që këtë ta bëjnë bashkë me Pavarësinë”, thotë ajo.

Madje, sipas saj, edhe mësuesi i saj është i kënaqur dhe privilegjuar që fëmija që lindi me 17 shkurt 2008 është nxënëse e tij.

“Deri tash Pavarësia është mirë me mësime. Është e papërtueshme, detyrat i bënë me rregull, shumë mirë ka filluar”, rrëfen ajo.

Por edhe vetë Pavarësia duket e lumtur sikurse që ka nisur shkollën, gjithashtu edhe për faktin se, siç thotë ajo, sivjet do t’i ketë në datëlindje edhe shokët e shoqet e klasës.

“Krejt çka po mësojë në shkollë po më pëlqen, më së shumti vjershat”, thotë Pavarësia derisa nuk heziton ta tregojë bllokun e saj vizatimor, brenda së cilit ajo i veçon vizatimet “kombëtare”, gjegjësisht flamurin kombëtar dhe atë shtetëror.

Vetëm pak minuta pasi është nisur nga shtëpia, Pavarësia mbërrin në shkollën e saj. Janë shoqet e saja me të cilat ajo bashkohet tek hyrja e oborrit të shkollës, nga ku ajo vazhdon për në shollë, brenda së cilës nga zhurma e madhe që bëjnë nxënësit është vështirë të bisedohet normalisht.Brenda_6

Edhe mësuesi i Pavarësisë ndjehet me fat
Shtëpia ku jeton familja e nxënëses Pavarësie Sopa nuk është shumë larg nga shkolla fillore e këtij fshati. Pak minuta pasi nxënësit kanë zbritur nga minibusi dhe janë vendosur nëpër vendet e tyre, në shkollë mbërrin mësuesi i kësaj nxënëse, Qazim Salihu.

Ky pedagog së shpejti do ta lë mësimdhënien për t’u ulur në kolltukun e drejtorit të shkollës fillore “Hasan Zyko Kamberi”. Në fakt, ai është zgjedhur si i tillë, por derisa të vijë një mësues i ri ai i mbanë të dy pozitat, në mënyrë që nxënësit mos të mbesin pa mësim.Brenda_8

Së shpejti nxënësit do t’i zënë vendet e veta. Në rreshtin e mesëm, në bankën e parë qëndron e ulur Pavarësia. Bashkë me të është edhe shoqja “e pandashme” e saj – Elsa Salihu.

Kjo bashkëmoshatare e Pavarësisë thotë se që nga mësimi parashkollor ka qenë shoqe e Pavarësisë, dhe këtë “rregull” e ka vazhduar edhe nga shtatori i vitit të kaluar kur ka nisur mësimi në shkollën fillore.

“Unë kam lindur me 16 maj 2008. Më së shumti luajmë lojën kile”, shprehet ajo.

Pas pak zhurma do të ndalet pothuajse tërësisht, ndërsa në klasë do të vijë mësuesi Qazim Salihu, i cili më pas do të tregojë se Elsa është bija e tij, e cila, siç thotë ai, është kushërirë e Pavarësisë.Brenda_7

“Ta kesh Pavarësinë nxënëse është privilegj për mua, por edhe përgjegjësi njëkohësisht, duke e ditur emrin dhe datëlindjen e saj. Kjo është një klasë një klasë e madhe, i ka tridhjetepesë nxënës, që nuk është fort karakteristikë për shkollat në fshatra, pra të kenë një numër kaq të madh të nxënësve”, thotë ai, duke shtuar se nxënësit e tij kanë nivel mbi mesatar të dijës.

Ky mësues shprehet i lumtur që Pavarësia është nxënësja e tij, ndërsa thekson se ajo ka predispozita për të qenë një nxënëse dhe studente e suksesshme.

“Në lëndën e gjuhës është më e suksesshme. Ka prirje të mira, sidomos aftësitë e shkrimit i ka shumë të zhvilluara. I ka arritur shumë shpejt. Edhe në vizatim është e mirë”, thekson ai.

Mësimi sapo ka filluar në orën trembëdhjetë dhe do të përfundojë në orën gjashtëmbëdhjetë, ndërsa mësuesi Qazim ka filluar gjithashtu punën e tij.

Për rastësi, atë ditë nxënësit e tij do të mësojnë shkronjën “Q”, shkronjë kjo me të cilën fillon emri i tij – një mundësi më e mirë të cilën ai e përdorë për t’ua shpjeguar atyre shqiptimin e kësaj shkronje.Brenda_9

E pasi e pastron mirë “Dërrasën e zezë”, siç thotë ai, nga ajo që kanë mësuar nxënësit e paradites, mësuesi vizaton një qershi.

“Çka është kjo”, pyet ai? “Qershia”, përgjigjen njëzëri dhjetëra nxënës.

“E mësuesi juaj si e ka emrin”, pyet sërish mësuesi, pas së cilit klasa gumon nga shqiptimi i emrit të tij./teSheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?
Sociale & Shoqëri

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

02/06/2023
Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën
Kronikë

Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

02/06/2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi
Kronikë

Tahiri, nga qelia në shtëpi

02/06/2023
Lajme të tjera
Edi Rama zgjedh një “urim monumental” për pavarësinë e Kosovës

Edi Rama zgjedh një “urim monumental” për pavarësinë e Kosovës

Thaçi – opozitës: Po ngjani me ndërmarrje politiko–kriminale

Thaçi – opozitës: Po ngjani me ndërmarrje politiko–kriminale

Piloti i parë i Kosovës ngre flamurin në Zelandën e Re

Piloti i parë i Kosovës ngre flamurin në Zelandën e Re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

1 orë Më parë
Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

Bayraktar, rrugës për në Shqipëri

2 orë Më parë
Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

Kurti, me emra në Kuvend: Ja kush i drejton bandat serbe në veri

4 orë Më parë
Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

Si Togg-u në Turqi, Rama e synon në Shqipëri

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

Shuhet “nëna” e Putinit: ç’pretendonte gjeorgjiania Vera Putina?

02/06/2023
Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

Kjo grua, Kryeprokurorja e re e Speciales për Kosovën

02/06/2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi

Tahiri, nga qelia në shtëpi

02/06/2023
Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

Sulmet me dron në Rusi: të çara në mbrojtjen ajrore apo luftë mediatike?

02/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist