Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PORTRETI/ Peneli kryeministror: ky është “djaloshi i thinjur” Pëllumb Xhufi

by te Sheshi
24/08/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
PORTRETI/ Peneli kryeministror: ky është “djaloshi i thinjur” Pëllumb Xhufi

Duke shfrytëzuar ditëlindjen e radhës mes emrave të jetës publike shqiptare, kryeministri Rama ofroi portretin e historianit Pëllumb Xhufi. Duke potencuar të qënit e tij gjithnjë aktiv, ai e cilësoi Xhufin si një “djalosh me thinja”.

“Pëllumb Xhufi që mbush sot plot 69 vjet të padukshme në portretin e tij prej djaloshi të thinjur, hyn padyshim ndër ata pak mjeshtra të penës shqipe në lëmin e historisë, të cilët kanë vizatuar me përkushtim e kompetencë të spikatur rrugët e njohjes së të shkuarës së ngatërruar të këtij vendi.

Ai është një pikë referimi për historiografinë e ndërlikuar të Shqipërisë mes Perëndimit e Lindjes dhe kontekstualizimin në këto dy botë të gjenezës historike dhe përkatësive të disafishta të kombit shqiptar. Njohës rigoroz i gjuhëve dhe paleografive të vjetra padyshim, por edhe njohës i ditur dhe vëzhgues i mprehtë i skutave të labirinthit të diplomacisë në gjatësinë e disa shekujve, Pëllumb Xhufi ka një aftësi jo të zakonshme ndër historianët të të treguarit të së shkuarës me gjuhën e të tashmes. Përmes një pedagogjie të kuptueshme në përcjelljen e hulumtimeve të tij të thella, ai u jep bashkëkohësve pika referimi për të kuptuar dinamikën e “lojës” diplomatike, sidomos në momentet kur e shkuara ngre krye si aktualitet i debatueshëm në rrugën tonë.

“Përkthyes” i palodhur i dilemave të Arbërit, Pëllumb Xhufi është mbresëlënës në interpretimin e rebuseve të historive të vogla të Ballkanit, të njerëzve, komuniteteve, ngjarjeve të kohëve deri edhe shumë të shkuara, duke na e lehtësuar vështrimin përtej mjegullave të pandara ballkanike, të cilat vazhdojnë të ushqejnë gjithëfarë gjysëm të diturish e sharlatanësh në mexhelisin e zhurmshëm shqiptar, ku politika e ka dhunuar rëndom shkencën e historisë dhe ku pseudoshkenca e ka ushqyer rëndom politikën. Ai di të na e tregojë me goxha saktësi vendin që zënë bijtë e shqipes në historinë e tyre, në historinë e rajonit a të botës me të cilën u përzien, ata më të moçmit e ata më të afërtit me ne në kohë. Dhe më e pakta që mund të thuhet është që kjo nuk është pak, sidomos po të mbash parasysh pazarin e gjullurdisshëm të historiografisë shqiptare të dekadave që pasuan periudhën e gjatë e të zymtë, të historisë së shkruar sipas qejfit nga fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. “Arbërit e Jonit”, “Shekulli i Voskopojës”, “Ikje nga Bizanti”, “Nga Paleologët te Muzakajt”, apo “Skënderbeu: Ideja dhe ndërtimi i Shtetit”, e të tjera akoma, përbëjnë një afresk të hatashëm në kapelën e tempullit të brishtë të historiografisë shqiptare.

E fundit po jo për nga rëndësia, personaliteti i Pëllumb Xhufit, meriton respekt edhe për tiparin e konseguencës qytetare, të cilin as politika aktive ku ai u përfshi për disa vite me instiktin e patriotit dhe me edukatën e shërbëtorit publik, nuk e zbehu dot. Duke i uruar ditëlindjen dhe duke uruar që të tjera pjesë t’i shtohen afreskut mjeshtëror që ai ka krijuar, uroj me këtë rast që më të rinjtë në moshë e ata të paktit prej vërteti në rrugën e ndërlikuar të Albanologjisë e të shkencave humane, të ndjekin shembullin e çmuar të këtij djaloshi me thinja”, shkroi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Qindra monedha ari të lashta islame të gjetura në Izrael

Qindra monedha ari të lashta islame të gjetura në Izrael

Loja e nervave me Turqinë, Greqia shpall manovra në Mesdheun lindor

Loja e nervave me Turqinë, Greqia shpall manovra në Mesdheun lindor

FENOMENI/ Rrugëtimi kontravers i Ylli Ndroqit: ç’fshihet pas Xhemail Pasmaçiut?

FENOMENI/ Rrugëtimi kontravers i Ylli Ndroqit: ç’fshihet pas Xhemail Pasmaçiut?

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni