Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Portali zyrtar i Këshillit të Europës: Shqipëria, vend ku dominon droga, korrupsioni dhe …

by te Sheshi
15/10/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Portali zyrtar i Këshillit të Europës: Shqipëria, vend ku dominon droga, korrupsioni dhe …

Në median zyrtare të Këshillit të Europës është publikuar dje një artikull mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, ku specifikohen problematikat më të theksuara të secilit shtet. Politika shqiptare në këtë artikull përshkruhet me ngjyra të zeza. E përbashkëta e vendeve të rajonit është vështirësia ekonomike, gjendja aspak e mirë e punësimit dhe zhgënjimi i madh i qytetarëve nga politikanët. Në artikull rekomandohet që institucionet e Bashkimit Europian të shkojnë përtej stabilitetit dhe qetësisë që duket në pamje të parë.

“Shqipëria ka ndarje të thella politike, ku politika dhe marrëdhëniet mes klaneve ndërthuren në një rrjet hakmarrjesh dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe spastrimi i parave lulëzojnë në mjedisin shqiptar. Në vend që t’iu përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisjes, Edi Rama, kryeministri shqiptar kohët e fundit e ka bërë më keq, duke rritur nacionalizmin, duke përmendur “Shqipërinë e Madhe” duke ushqyer spektrin e shovinizmit shqiptar në Maqedoninë fqinje”, shkruhet në artikullin e publikuar në median e Këshillit të Europës. Në artikullin me titull “Çfarë duhet të bëjë Evropa për vendet e Ballkanit Perëndimor” shkruhet se qytetarët janë të frustruar ndaj politikanëve për shkak të dobësisë së vazhdueshme ekonomike.

“Koha nuk pret aspak dhe duhet që Bashkimi Europian të shkojë përtej “stabilitetit” dhe të mund të veprojë ndaj liderëve politikë nacionalistë etnikëkleptokratë. Ballkani nuk është aq emocionues sa dikur.

Dhuna në shkallë të gjerë që e bëri rajonin një shqetësim kryesor të politikës europiane në vitet 1990, nuk është më një tipar i politikës ballkanike. Ky është progres, natyrisht. Por mungesa e dhunës nuk do të thotë mungesë e problemeve. Dobësia e vazhdueshme ekonomike, rritja e frustrimit publik me udhëheqësit dhe tensionet etnike të përtërirë kanë krijuar një përzierje të paqëndrueshme nën sipërfaqen e qetë.

Ndërsa vëmendja e Europës ndaj këtyre çështjeve u lëkund, aktorët e jashtëm, më së shumti Rusia, por edhe Turqia dhe Kina, filluan të pohonin veten. Nëse Bashkimi Europian dëshiron të ruajë stabilitetin dhe ndikimin në oborrin e vet të trazuar, të riangazhohet me Ballkanin”, thuhet në artikull, raporton Shekulli, duke shtuar se anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë pjesë e rendësishme e axhendës së vetë BE-së.

“Anëtarësimi në BE duhet të mbetet një pjesë e rëndësishme e angazhimit europian.

Por duke pasur parasysh problemet akute në rajon dhe ritmin e ngadaltë të zgjerimit, BE-ja duhet të marrë hapa të menjëhershëm dhe konkretë që mund të sjellin një ndryshim për publikun lokal dhe të ndryshojnë dinamikat negative në Ballkan.

Kjo duhet të përfshijë rritje të investimeve të saj në ekonominë e rajonit, përmirësimin e ndihmës teknike të qeverive të Ballkanit, dhe më e rëndësishmja, mbajtjen e liderëve ballkanikë në standard më të larta politike”, thuhet në shkrimin e medias së KiE-së.

Papunësia “Paqja ka sjellë një rritje të moderuar dhe uljen e varfërisë në Ballkanin Perëndimor. Por korrupsioni dhe papunësia, sidomos papunësia e të rinjve që vijon nga 39 për qind në Malin e Zi në 54 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë, mbetet një plagë e vazhdueshme.

Jo në mënyrë rastësore, pakënaqësia me politikën dhe politikat është gjithashtu në rritje. Janë 71 për qind e qytetarëve në rajon që nuk besojnë në paanshmërinë e sistemit të gjyqësorit. E gjitha kjo do të thotë se njerëzit kanë shpresa shumë të ulëta për të ardhmen e tyre. Dyzetë e tre për qind e shtetasve të Ballkanit Perëndimor së paku njëherë në jetë kanë konsideruar që të ikin diku tjetër. Përtej sfidave të ngjashme ekonomike, të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor ndajnë tensione etnike të ndezura, megjithëse secili shtet ka specifikat e veta”, shkruhet në artikull.

Të dhënat mbi korrupsionin, drogën, pastrimin e parave në Shqipëri shkrimi i faqes së këshillit të Europës i bazon tek raporti i Departamentit të Shtetit.

Vendet e rajonit

Kosova po përpiqet të krijojë një qeverisje të mirë, ndërkohë që përballet me tensionet e ripërtërishme me Serbinë. Kryeministri i Kosovës dhe heroi i luftës Ramush Haradinaj është gjykuar dy herë në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë madje Serbia e ka rritur kërcënimin ndaj kreut aktual të qeverisë së Prishtinës. Bosnja dhe Hercegovina vuan nga stanjacioni dhe grindja 22 vjet pas përfundimit të luftës së saj civile.

Ndarjet në Bosnjë dhe Hercegovinë mes tri etnive që jetojnë në vend janë rritur në 10 vitet e fundit. Në Maqedoni, një krizë e brendshme politike ka shkaktuar tensione ndëretnike, madje edhe dhunë. Përleshjet e vazhdueshme janë “normale”, kurse kriza e madhe vazhdon. Udhëheqësit, përfshirë këtu NikolaGruevskin vazhdojnë të luajnë “kartën etnike” për përfitime politike.

Mali i Zi arriti të bashkohet me NATO-n dhe të shpëtojë nga një përpjekje e dukshme e grushtit të shtetit të përgatitur nga Rusia. Por shteti malazez ka nevojë për të reformuar financat e saj publike. Zyrtarët e Serbisë janë po kaq të prirur për të nxitur konfliktet rajonale.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç kohët e fundit ka vënë në dukje se shteti serb kurrë nuk do ta njohë Maqedoninë me emrin e saj aktual. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Next Post
Shqiptarët e Bostonit, një udhëtim në lavdinë e epokës së Nolit dhe Konicës

Shqiptarët e Bostonit, një udhëtim në lavdinë e epokës së Nolit dhe Konicës

Propozimet e Saimir Tahirit: burg për mbajtjen e kafshëve në kafaz, por jo për përdoruesin vetjak të kanabisit!

Propozimet e Saimir Tahirit: burg për mbajtjen e kafshëve në kafaz, por jo për përdoruesin vetjak të kanabisit!

Uragani Ofelia: 7 nga 9 ishujt e arkipelagut të Azoreve janë në gadishmëri të lartë

Uragani Ofelia: 7 nga 9 ishujt e arkipelagut të Azoreve janë në gadishmëri të lartë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni