Në një pelegrinazh te manastiri i “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan, politika përcolli mesazhet e saj të hidhura, më së pari me presidentin Meta, i cili, në lidhje me shkarkimin e pritshëm të tij nga mazhoranca, tha që “Zoti i faltë të gjitha ata që nuk dinë se ç’bëjnë”.
Pas tij, Taulant Balla, po nga dera e manastirit tha se “Zoti fal vetëm mëkat shpirtërore dhe jo ato penale”. /tesheshi.com/