Një thirrje për shuarje të krizës poltike në Shqipëri vjen nga SHBA, e ku veçohet qeveria si zgjidhëse e saj. Ajo është VATRA, organizata shqiptaro-amerikane, që jo kaq pafajshmërisht i mëshon qeverisë në apelin e saj atdhetar, duke e ngjyrosur dhe pak politikisht.
“Konflikti civil, i cili po hedh shtat dita-ditës nuk duhet lejuar dhe qeveria ka përgjegjësinë kryesore të gjejë rrugët për shuarjen e tij. Ashpërsimi i mosmarrëveshjeve politike shoqërohet fatkeqësisht me ndasi të mëdha shoqërore, gjë e cila dëmton objektivat evropiane të vendit”, thuhet në deklaratë, raportuar nga VOA.
Po pse Vatra e “vë gishtin” te qeveria? Kjo, sepse ajo drejtohet nga ish-zëdhënësi i Berishës në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, Dritan Mishto.
Prej vitesh, Mishto ka marrë drejtimin e Vatrës.
Ai u largua drejt SHBA afërsisht në fundin e mandatit të parë qeverisës të Berishës, pak pasi disa media e sulmuan duke publikuar të dhënën se ka qenë një ish-student fetar në Libinë e Gedafit. Më vonë, për ta hequr këtë “njollë”, Mishto vendos të martohet në kishë, gjë të cilën e bën publike. /tesheshi.com/