Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Politika kosovare, përplasje edhe për MSA-në

by te Sheshi
19/06/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Politika kosovare, përplasje edhe për MSA-në

Nga Blendi Gashi

Pusheti dhe opozitarët në Kosovë janë përplasur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), që është marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Deputetët opozitarë kanë kritikuar ekzekutivin për mungesë të përparimeve në zbatimin e MSA-së, konkretisht në realizimin e masave që lidhen me kriteret politike dhe ekonomike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se ka ngecje serioze në zbatimin e masave të parapara, duke thënë se zbatimi i MSA-së ka rënë nën hijen e interesave të koalicionit dhe skandaleve të përditshme.

Ai tha se ka vonesa serioze në realizmin e 60 për qind të masave që lidhen me kriteret politike dhe 53 për qind të masave që lidhen me kriteret ekonomike. Sipas tij, ka ngecje në parandalimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizimit dhe krimeve financiare.

“Analiza jonë lidhur me masat e parapara në Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së tregon mungesë të progresit. Duhet ditur që këto masa janë të detyrueshme për secilin institucion shtetëror të Kosovës, por zbatimi i MSA-së ashtu siç shumë çështje të tjera që lidhen me mirëqenën e qytetarëve kanë rënë nën hijen e interesave të tjera të këtij koalicioni”, tha Hoti.

Por ndaj këtyre kritikave u kundërpërgjigj menjëherë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e cila tha se Kosova po qëndron mirë në zbatimin e MSA-së.

Ajo gjatë interpelancës të thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së, lidhur më zbatimin kësaj marrëveshjeje, tha se trendi i zbatimit të MSA-së ka shënuar rritje nga viti në vit.

Ajo tregoi se për tre mujorin e parë të vitit 2018 janë zbatuar 53.85 për qind e masave që dalin nga MSA,  që sipas saj, ka përmirësim të dukshëm në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Përmirësim i dukshëm në krahasim me  tre mujorin e parë të vitit 2017, ku janë zbatuar 45.79 për qind. Pra nuk mund të themi se ka ngecje në zbatimin e MSA-së, pasi trendi është në rritje”, deklaroi Hoxha.

Ajo më tej tha se në vitin 2017 janë zbatuar 62.05 për qind e masave, ndërsa në vitin  2016, 55.46 për qind.

Por me të dhënat e ministres Hoxha nuk u pajtuan opozitarët.

Deputeti i Alternativa-s që bën pjesë në grupin parlamentar të LDK-së, Ilir Deda tha se Kosova nuk ka arritur të zbatojë marrëveshjen e MSA-së, ndonëse kjo i siguron vendit forcim të demokracisë, sundimit të ligjit, ekonomisë dhe të institucioneve.

“Nëse do të notohej Kosova për aftësinë e saj për zbatim të MSA-së, nuk do ta kalonte asnjë provim, sidomos tre mujori i këtij viti tregon që Kosova nuk po përgatitet as në vjeshtë. Në raportin tremujor tregohet se zbatimi në ekonomi  është 21.43 për qind, në demokraci 5.88 për qind. Ky është realiteti, apo duhet të jetë një pasqyrë e thyer për ne në Kuvend, për këtë qeveri që kërkon që Kosova të ecë sa më shpejtë drejt integrimit në BE, ndonëse rezultati është zero”, tha ai.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha se vendi ka dështuar në realizmin e masave të planifikuara për zbatimin e MSA-së.

“Tremujori i parë i vitit 2018 na tregon se qeveria jo që ka ngecura, por ka mbetur shumë mbrapa dhe nuk ka arritur të realizojë masat e planifikuara të vitit 2017. Një pasqyrë të qartë se çfarë pune ka bërë qeveria shihet mirë në tre mujorin e fundit të vitit 2017. Nga 967 masat e planifikuara gjatë vitit 2017 janë realizuar vetëm 600 masa. Pra kjo është dështim dhe për këtë qeveria dhe Ministria e Integrimeve dhe ministritë përgjegjëse duhet të japin përgjegjësi”, deklaroi Pacolli.

Kujtojmë se Marrëveshja për Stabilizim -Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës u  nënshkrua më 27 tetor të vitit 2015, derisa hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2016.

MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile t’i përmbushin standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Themeluesi i Amazon shpallet njeriu më i pasur në botë

Themeluesi i Amazon shpallet njeriu më i pasur në botë

Nga Redi SHEHU: Partia Demokratike ka nevojë të kuptojë Partinë Demokratike

Nga Redi SHEHU: Partia Demokratike ka nevojë të kuptojë Partinë Demokratike

Beogradi në alarm: zbuluam dokumentin sekret të Prishtinës për njohjen e Kosovës, ja sa para paguan shqiptarët

Beogradi në alarm: zbuluam dokumentin sekret të Prishtinës për njohjen e Kosovës, ja sa para paguan shqiptarët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni