Diskutimet në parlamentin grek mbi Buxhetin 2019, kanë devijuar te minoriteti, ku qeveria e Tiranës është akuzuar nga opozita e atjeshme se nuk respekton të drejtat e pakicës greke, gjithnjë duke mos u thënë qartë se cilat janë ato.
“Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i opozitës greke, duke iu drejtuar kryeministrit Tsipras.
Ndërsa ky i fundit e plotësoi por me një tjetër logjikë. “Në këtë çështje, Ministria e Jashtme ka bërë hapa edhe në nivel dypalësh, si dhe ka informuar BE-në. Me mesazh të qartë: nëse nuk ka respekt të minoritetit grek, kryesisht në çështjen e pronësisë, por edhe në atë të ligjit të ri për minoritetet, nuk do të ketë ecuri europiane të vendit fqinj”, tha Tsipras. /tesheshi.com/