Një deklaratë e grupit parlamentar të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, ka reaguar ashpër në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri, ku opozita ka vendosur të dorëzojë mandatet, një akt i paprecedent në demokracitë perëndimore.
Zëdhënësi Florian Hahn tha se “Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë”.
“Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit”, u tha në deklaratë.
Më parë dhe Ministria e Jashtme gjermane reagoi ashpër ndaj aktit të opozitës.
Gjermania, edhe pse politika e saj ka qenë kritike ndaj qeverisjes Rama, nuk e ka pranuar faktin se opozita duhet të dalë jashtë sistemit. /tesheshi.com/