Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Politico: Nafta ruse në Evropë, nga një “derë e pasme”

Ukraina: Kështu anashkalohen embargot europiane

by te Sheshi
23/03/2023
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Politico: Nafta ruse në Evropë, nga një “derë e pasme”

Varësia nga nafta dhe gazi rus është tashmë një gjë e së kaluarës, pohon presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Zyrtarët ukrainas dhe biznesmenët e energjisë thonë, megjithatë, se sasi të mëdha hidrokarburesh ruse, veçanërisht naftë, vazhdojnë të rrjedhin në Evropë dhe të financojnë makinën luftarake të Putinit.

Ndërmjetësit blejnë naftë bruto ruse dhe e transportojnë atë përmes rrugëve të tërthorta në Evropë, ku dera e tyre e pasme është e hapur, shkruan Politico.

“Një mik nga New York-u më ankua se buburrecat gjejnë gjithmonë një vrimë për të hyrë në banesën e tij – kjo është pikërisht ajo që bën Rusia me burimet e saj të energjisë,” tha për portalin Oleg Ustenko, këshilltar ekonomik i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Evropa duhet të mbyllë ato vrima dhe ta bëjë të pamundur që Rusia të përdorë paratë e gjakut për të financuar makinën e saj të luftës që po shkatërron vendin tonë dhe po vret njerëzit tanë,” vëren Ustenko.

Nafta bruto gjen gjithmonë rrugën e saj drejt tregut global. Nafta mund të përzihet lehtësisht me dërgesat e tjera në vendet tranzit, duke krijuar dërgesa që është e vështirë të përcaktohet vendi i origjinës. Procesi i rafinimit është i nevojshëm për çdo aplikim praktik dhe ky proces heq gjurmët e lëndëve të para parësore.

Nga ana tjetër, anijet lundrojnë nën flamuj të ndryshëm dhe nuk kontribuojnë aspak në transparencë: disa transportues akuzohen se kanë ndihmuar Rusinë në mënyra të ndryshme për të fshehur vendin e origjinës së lëndëve të para të eksportuara.

“Ndryshe nga tregu i gazit, tregu i naftës është global. Shkëmbimet, kompensimet, metodat e kombinuara të pagesës janë një praktikë e zakonshme”, thotë Mikhail Khodorkovsky, një kritik i shquar i regjimit të Putinit, i cili sot jeton në mërgim, dikur kreu i gjigantit të naftës dhe gazit Yukos.

Sipas tij, “rezultati i embargos është se kostot e transportit të produkteve ruse të energjisë janë rritur shumë dhe ka një rishpërndarje të madhe të të ardhurave në favor të ndërmjetësve”.

Rrugët e tërthorta

Bashkimi Evropian ka ndaluar importin e lëndëve djegëse fosile ruse që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, me përjashtime të caktuara: sasi të kufizuara të naftës bruto, gazit dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe produkteve të naftës.

Megjithatë, vëllime të mëdha të naftës bruto ruse – një burim shumë më i madh të ardhurash se biznesi i gazit – janë ende duke u dërguar në tregjet globale dhe disa ekspertë besojnë se këto vëllime po hyjnë në Evropë nga “dera e pasme”.

“Që nga futja e sanksioneve, vëllimet e naftës bruto të eksportuara nga Rusia kanë qenë kryesisht të qëndrueshme,” tha Saad Rahim, kryeekonomist për kompaninë tregtare Trafigura. “Është e mundur që nafta ruse të shitet ende në BE dhe vendet perëndimore përmes rishitësve (ndërmjetësve)”.

Një nga rrugët e mundshme është Azerbajxhani, i cili kufizohet me Rusinë dhe është pika fillestare e tubacionit Baku-Tbilisi-Cejhan (BTC) që operohet nga BP.

Porti i Ceyhan në Turqi është një qendër kryesore nga e cila nafta bruto transportohet në Evropë; sasi të mëdha nafte nga Iraku derdhen në Ceyhan nëpërmjet tubacionit Kirkuk-Cejhan.

Francois Bellamy, një përfaqësues parlamentar francez dhe anëtar i Komitetit të Parlamentit Evropian për Industrinë, Kërkimin dhe Energjinë, i bëri një pyetje Komisionit Evropian pikërisht për atë rrugë. Të dhënat tregojnë se Azerbajxhani eksportoi 242,000 fuçi në ditë më shumë se sa prodhonte nga prilli deri në korrik 2022, tha Bellamy.

“Si ka mundësi që vendi të ulë prodhimin dhe në të njëjtën kohë të rrisë eksportet? Diçka nuk është seriozisht në rregull dhe ngre dyshime se sanksionet janë duke u anashkaluar,” thotë Bellamy.

Anashkalimi i sanksioneve

Zëdhënësi i Komisionit ngarkoi ish-ambasadorin e BE-së në SHBA, David O’Sullivan, të hetojë anashkalimin e mundshëm të sanksioneve. O’Sullivan tha se të dhënat e cituara nga Bellamy janë të vjetëruara, domethënë janë të periudhës përpara se BE-ja të vendoste sanksione ndaj Rusisë.

“Azerbajxhani nuk eksporton naftë ruse në BE përmes tubacionit BTC”, pohon Aykhan Hajizada, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke shtuar se vendi i tij kryen dërgesat duke ndjekur dhe respektuar nga afër të gjitha sanksionet dhe rregulloret në fuqi.

BP ka mohuar më parë se nafta ruse po eksportohet përmes BTC, dhe të dhënat e Politico për dërgesat e naftës së papërpunuar nga Ceyhan tregojnë një rënie të fundit të eksporteve nga rreth tre milion ton në muaj në fillim të 2022 në rreth dy milion ton në muaj këtë vit.

Operacione të afta

Në të njëjtën kohë, Turqia dyfishoi importin e saj të drejtpërdrejtë të naftës ruse vitin e kaluar dhe refuzoi të vendosë sanksione ndaj naftës ruse pavarësisht ofrimit të ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Qendra Finlandeze për Kërkimin e Energjisë dhe Ajrit të Pastër (CREA) paralajmëroi vitin e kaluar se “rruga e re për naftën ruse në BE kalon përmes Turqisë, e cila sot është një destinacion gjithnjë e më i rëndësishëm për naftën bruto ruse”. Në Turqi, nafta ruse rafinohet në derivate dhe ato nuk janë subjekt i sanksioneve kur shiten.

“Ne kemi prova të mjaftueshme që disa kompani ndërkombëtare blejnë produkte të rafinuara të përpunuara nga nafta ruse dhe i shesin ato në Evropë,” thotë Ustenko, këshilltari i Zelensky-t.

“Është krejtësisht e ligjshme, por edhe krejtësisht e pamoralshme. Vetëm sepse diçka lejohet nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë asgjë për këtë,” tha Ustenko.

Të hënën, shoqata joqeveritare britanike Global Witness publikoi një raport që tregon se nafta ruse shitet vazhdimisht me një çmim që tejkalon shumë kufirin e sipërm prej 60 dollarësh të vendosur në dhjetor nga grupi G7 (vendet më të industrializuara në botë).

“Fakti që nafta ruse vazhdon të qarkullojë nëpër botë është një anashkalim i qëllimshëm i sanksioneve perëndimore, jo rastësi”, thotë Mai Rosner, e cila ka punuar në raport. “Qeveritë e kanë hapur derën e pasme për karburantet fosile, ndaj tregtarët dhe kompanitë e mëdha të naftës po shfrytëzojnë zbrazëtitë në ligje dhe rregullore për të vazhduar biznesin si zakonisht.” /tesheshi.com/

Related Posts

Era paqe tregtare mes dy fuqive
Ekonomi

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Next Post
Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

Blinken pret njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së

Blinken pret njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së

Mundësi pune: Mbreti Charles III kërkon një kuzhinier

Mundësi pune: Mbreti Charles III kërkon një kuzhinier

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025
Era paqe tregtare mes dy fuqive

Era paqe tregtare mes dy fuqive

11/05/2025
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni