Policia turke ka publikuar imazhe të reja të autorit të masakrës me të fundit në Stamboll, atë në lokalin Reina ku mbetën të vdekur 39 vetë dhe 65 të tjerë u plagosën.
Policia ka marrë imazhet nëpërmjet kamerave të vëzhgimit në klubin e natës. Atentatori është parë të jetë i veshur me një xhaketë të errët.
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi mesnatën e Vitit të Ri duke gdhirë data 1 janar. /tesheshi.com/