Policia e Kosovës dhe njësitet anti-eksploziv kanë rrethuar shtëpinë e Murat Mehës, ekspertit të Demarkacionit që ka përgatitur draftin e caktimit të kufirit me Malin e Zi.
Policia dyshin se në shtëpinë e tij është vendosur një mjet shpërthyes.
Murat Meha, është kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ekzistimin ose jo të mjetit shpërthyes në shtëpinë e Mehës.
Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar me këmbëngulje nga partitë opozitare dhe një numër deputetësh edhe të pozitës.
Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit ka miratuar sot këtë Projektligj, që do t’i procedohet Kuvendit për miratim.
Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi sot hodhi gaz lotsjellës gjatë mbledhjes së këtij Komisioni në shenjë kundërshtimi të miratimit të tij.
/tesheshi.com/